Gjashtë tipet e njerëzve që duhet t’i shmangni

Lifestyle September 02, 2017 - 19:48

Marrëdhëniet e lumtura përbëhen nga detajet e vogla.  Një prej tyre është edhe besnikëria, por ajo ç’ka është më e rëndësishme është fakti se nuk duhet të nisim një marrëdhënie serioze pa njohur më parë personin që po dalim.

Para se të shkoni në një takim duhet të keni parasysh me çfarë tipash nuk duhet të krijoni diçka serioze, pasi lidhja juaj do të kthehet në një ferr.

Dikë që i pëlqen vetja

Ky njeri nuk do të kënaqet kurrë me dashurinë e një personi pasi kërkon admirimin e të gjithëve.

Shumë romantik

Sigurisht që romanticiteti është shumë i rëndësishëm në fillim, por nëse personi është shumë romantik, kjo gjë kthehet në rutinë e bëhet e mërzitshme.

Dikë që nuk ka vetëbesim

Dikush që kërkon gjithmonë miratimin e partnerit është një person që nuk di të jetojë jetën e tij, shkruan blitz.al. E kur nuk i pëlqen një miratim i yti ai menjëherë do të kërkojë për një person të ri.

Shumë egoist

Këta njerëz nuk mund ta pranojnë asnjëherë se edhe të tjerët vuajnë, madje ata mendojnë se normat nuk janë për ta.

Dikë të sëmurë

Këta kërkojnë gjithmonë rolin e të trishtuarit e duan dikë që t’i ngushëllojë.

Një kritik

Ai është një person mjaft vetëbesues, i cili kritikon të tjerët për çdo gjë e në këtë mënyrë bëhet i bezdisshëm