Humbni peshë me ndihmën e frutave

Lifestyle August 23, 2017 - 09:12

Kjo dietë rezulton në një linjë të hollë, veçanërisht në qoftë se si lëndë ushqyese përdoren frutat me pak kalori, që aktualisht ka me bollëk.

Në qoftë se synoni të humbni shpejt disa kilogramë shtesë, kjo mund të jetë zgjidhja, transmeton "Zeri.info".

Por, dieta me fruta është shumë e kufizuar dhe nuk duhet të mbahet për më shumë se një javë, sepse mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore.

Në vend që ta aplikoni një dietë frutash për një kohë të gjatë, gjatë javës mund t’i ndani një ose dy ditë për ta pastruar trupin.

Një dietë frutash, që përfshin fruta, si dhe arra dhe fara, mund të rezultojë në humbje peshe të konsiderueshme, në varësi të asaj se cilat fruta i hani dhe në çfarë sasie, përcjell "Zeri.info".

Image

Kjo është një dietë e shkëlqyer për humbje peshe dhe detoksifikim, sepse frutat përmbajnë pak kalori dhe sasi të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve.

Megjithatë, dieta me fruta mund të shkaktojë deficite të mëdha të vlerave të rëndësishme ushqyesve nëse nuk bëhet përpjekje për të marrë proteina të mjaftueshme gjatë ngrënies.

Dieta e shëndetshme me bazë frutat, pra, në asnjë mënyrë nuk nënkupton se gjithë ditën duhet ngrënë vetëm fruta.

Humbja ekstreme e peshës nuk do të jetë efekt i vetëm që mund ta shkaktojë një dietë e tillë restriktive, por mund të lajmërohen edhe simptomat e mungesës së proteinave dhe acideve yndyrore esenciale, si dhe mund të rezultojë në një mungesë të kalciumit, hekurit, zinkut, vitaminave D dhe B, në mënyrë të veçantë mungesë e vitaminës B12, transmeton "Zeri.info".

Image

Para fillimit të dietës me fruta është shumë e rëndësishme ta dini se duhet të merrni një nivel të caktuar të kalorive për të ruajtur shëndetin e mirë, por gjithçka nën 1000-1200 kalori në ditë është pak.

Për drekë mund të hani perime në kombinim me mish apo vezë dhe disa drithëra për mëngjes apo darkë, apo një kombinim të drithërave dhe perimeve ose sallatë perimesh dhe djathë. /ZËRI/

 

Image