Agjërimi 15 orësh ia ndryshoi jetën drejtuesit të Facebook

Lifestyle August 15, 2017 - 11:25

 

Më 2014, Dan Zigmond, Drejtor i Analitikës në Facebook humbi nëntë kilogramë në më pak se një vit, duke mos ngrënë për 15 orë në ditë.

“Nuk mendoj se ka të bëjë me vetë agjërimin. Është një periudhë e kohës kur ha, ndërsa një tjetër kur nuk ha”, i tha Zigmond Business Insider.

“Jeta ka të bëjë tërësisht me balancimin”.

Zigmond, praktikues i budizmit, përcjell një dietë të quajtur agjërim sporadik, që përfshin mos-ngrënien e ushqimit për diku 14 orë në ditë.