10 rregulla nga prindërit që ndikojnë në gjenialitetin e fëmijëve

Lifestyle August 13, 2017 - 10:06

Shumë nëna ëndërrojnë që të kenë një fëmijë inteligjent dhe gjenial. Por, pavarsisht nga të gjitha këshillat dhe truqet në edukimin e fëmijëve, nuk ekziston asnjë libër dhe rregulla të caktuara se si t’i edukoni dhe rrisni ato.

Nënat hebrenje, nga ana tjetër, nuk duhet të mbështeten në rregullat psikologjike dhe forumet prindërore që fëmijët e tyre të shëndrrohen në gjenialë. Bright Side ka vendosur që të mësojë sekretin e tyre dhe të zbulojë disa rregulla të rëndësishme.

1.Pavarësia e shpërblimit

Në familjet e zakonshme, prindërit janë të bindur se fëmijët do të kenë sukses në jetë, nëse ata besojnë se mund të bëjnë gjithçka. Por, në familjet hebreje, prindërit besojnë se fëmijët e tyre mund të bëjnë gjithçka sipas mënyrës së tyre.

Në restorantet hebreje, është e zakonshme nëse shihni një fëmijë njëvjeçar duke ngrënë vet biftekun, sipas mënyrës së tij. Kjo sepse atyre u lejohet të bëjnë gjithçka vet dhe sipas mënyrës së tyre për sa kohë që fillojnë të mësojnë.

2.Të gjitha gjërat janë fillimisht të vështira para se të jenë të lehta

Për të qenë të pavarur, përpjekjet e fëmijëve duhet të vlerësohn dhe të inkurajohen. Nëqoftëse një fëmijë ka filluar një hobi të ri, në çfarëdo moshe, prindërit duhet t’i mbështesin dhe inkurajojnë ato. Nëse një fëmijë nuk arrin të bëjë gjërat si duhet, ato inkurajojnë me fjalët se: “çdo fillim është i vështirë”.

3.Besimi është shpërblimi më i mirë

Pra, si duhet të shpërblejmë këto përpjekje? Jo me karamele dhe kjo është mëse e sigurt. Në familjet hebreje, një fëmijë shpërblehet me besim. Nëse atij i besohet të bëjë një punë apo detyrë vet, kjo për fëmijën do të thotë se janë duke bërë punë të mirë.

4.Paraqitja e jashtme nuk është gjithçka

Nëse një nënë evropiane sheh një fëmijë hebre duke folur gjatë një shetitje, ajo do të frikohet për herë të parë. Shpesh herë këto fëmijë janë të mbuluar me baltë, gishtat i kanë të përlyer, gjunjtë me pluhur gjithandej dhe rroba të palara. E vërteta është se duke mbajtur fëmijën tuaj të pastër në paraqitje të jashtme kërkon shumë përpjekje dhe kohë për prindin, si dhe për fëmijën. Prindërit hebrenj e konsiderojnë të padobishme rritjen dhe zhvillimin e fëmijës së tyre gjithnjë me rroba të pastra. Fëmijët nuk kujtohen vetvetiu se si duken dhe nuk iu intereson fare kjo, për ta është me rëndësi liria e të vepruarit dhe lojërat e pandërprera.

5.Pranimi i shkujdesjes (papastërtisë)

Fëmijët hebrenj janë të rrethuar shpesh nga kaosi që nuk iu pengon fare prindërve të tyre. Ata e kuptojnë se fëmijët e tyre janë të papastërt dhe hudhin gjithçka mbi dysheme duke krijuar rrëmujë gjithandej. Kjo është arsyeja pse, në vend që të bezdisin fëmiëjt e tyre për dhomat e çrregullta dhe të papastërta, ata i lejojnë që të jetojnë ashtu si ndjehen rehat, duke i udhëzuar herë pas here se sa e dobishme është mirëmbajtja e pastërtisë.

6.Të lejuarit e shprehjes së energjisë

Prindër tjerë mund të ndihen të lodhur vetëm duke i shikuar se si sillen fëmiëjt hebre. Ata kalojnë tërë ditën duke u sjellur vërdallë dhe askush nuk iu thotë: “Mos e bëj këtë, mos u ngjit aty lart”, apo “qetësohu”! Prindërit e fëmijëve të tillë energjikë e nënkuptojnë këtë si të rëndësishme që të veprojnë ashtu të lirë derisa janë ende të rinj. Në këtë mënyrë, ata do të ndjehen më me vetëbesim duke vazhduar me përpjekjet e tyre.

7.Liri e mençur

Në të vërtetë, fëmijëve hebre iu lejohet të bëjnë shumë gjëra. Madje edhe të vizatuarit në mur apo diku tjetër mund të llogaritet si një shenjë se fëmija ka potencial artistik të një piktori të madh. Megjithatë, ekziston një kufi që fëmijët hebre nuk guxojnë ta tejkalojnë: mosrespektimi i familjes së tyre. Gjykimi dhe fyerja e prindërve mund të dënohet ashpër.

8.Babai është udhëheqësi, dhe kështu njëlloj edhe nëna

Respekti për prindërit mësohet nga një moshë e re. çdo fëmijë në familje duhet të dijë se prindërit e tij janë udhëheqësit, dhe çdo gjë tjetër është më pak e rëndësishme. Prandaj, fëmiëjt nuk varen nga prindërit e tyre dhe përpiqen që të arrijnë vet gjërat.

9.Kontrolli i vet fëmijës ekziston

Në familjet hebreje, prindërit nuk mund të dënojnë fëmijën për të marrë apo larguar diçka. Në vend të kësaj, disa rregulla janë të përcaktuar, duke shpërblyer atë për ndonjë veprim të saktë. Prandaj, fëmija nuk mendon shumë për aspektin e kufizimeve dhe dënimeve, por mëson për të korrigjuar sjelljen e tij për të mirën e vet. Nuk është puna të frika se nëse një fëmijë hedh një parfum në dysheme duhet të blejë një të ri, por që në vend të saj nëna e tij mund të blejë ushqim për shtëpi.

10.Asgjë nuk kalon pa u vënë re

Psikologët modernë ju këshillojnë të mos lavdëroni fëmijët për gjithçka që bëjnë, por t’i stimuloni në zhvillimin dhe aftësimin e tyre. Prindërit hebrenj janë megjithatë të bindur se çdo arritje duhet të shpërblehet. Madje edhe nëse një fëmijë hebre ia sjell nënës së tij një pecetë të shkarravitur, ajo sërish gjen një metodë që me krenari ta paraqesë si një vepër arti para pjesës tjetër të familjes.