Kombinimi i ushqimit dhe ushtrimeve kundër celulitit

Lifestyle August 11, 2017 - 09:11

 Në racionet e ushqimit duhet shmangur yndyra dhe hidratet e karbonit të rafinuara. Duhet përdorur shumë perime, pemë dhe ujë të mjaftueshëm, transmeton "Zeri.info".

Rezultatet më të mira në heqjen e celulitit arrihen me kombinimin e ushqimeve dhe ushtrimeve. Me ushtrime përmirësohet tonusi dhe përshpejtohet qarkullimi, që është punë me dobi.

Mirëpo, nëse kemi të bëjmë me celulit të shkallës së lartë, kjo nuk do të mjaftojë. Prandaj, në racionet e ushqimit duhet shmangur yndyra dhe hidratet e karbonit të rafinuara. Duhet përdorur shumë perime, pemë dhe ujë të mjaftueshëm.

Krahas ushqimit, duhet bërë ushtrime që shtrëngojnë, si për shembull kërcimi me litar, ngasja e biçikletës dhe noti.