Jeni e turpshme, ja si të veproni

Lifestyle August 10, 2017 - 09:24

Edhe pse mendon që në ballë me shkronja të mëdha të shkruan se jeni e turpshme, askush përveç atyre që të njohin mirë nuk e dinë që e keni këtë problem, të tjerët mund të mendojnë, sidomos nëse vazhdimisht qëndroni anash, që e shmangni shoqërimin dhe besoni apo jo mendojnë që jeni mendjemadhe

E turpshmja disave ndoshta u duket simpatike, por për disa paraqet mundim të vërtetë. Femrat e turpshme disave u janë shumë të ëmbla dhe të parezistueshme, por nëse jeni njëra nga to të cilat në tërësi “humbin” para njerëzve të panjohur, me siguri që kjo karakteristikë është e para në listën e të padëshiruarve. Kështu është duke u afruar ndeja “më e trentë” e vitit në të cilën je e ftuar, në të cilën do të paraqitet edhe djali i cili qe një kohë është duke të pëlqyer! Për fat atë që jeni e turpshme është e mundshme ta mposhtni, dhe si mësojeni në këtë tekst.

Më komunikuese dhe më e interesuar

Edhe pse mendon që në ballë me shkronja të mëdha të shkruan se jeni e turpshme, askush përveç atyre që të njohin mirë nuk e dinë që e keni këtë problem, të tjerët mund të mendojnë, sidomos nëse vazhdimisht qëndroni anash, që e shmangni shoqërimin dhe besoni apo jo mendojnë që jeni mendjemadhe. Pra, nëse dëshironi që edhe të tjerët të të pranojnë, duhet të bëheni më komunikuese dhe më e interesuar për njerëzit përreth vetes! Kështu nëse nuk dëshironi që tërë “party”-n ta kaloni e vetme në ndonjë qosh e pikëlluar duke shikuar të tjerët si po argëtohen, mundohuni pak.

Flisni për tema të lehta

Që ta thyeni akullin provoni me dikë që në ndejë u duket simpatik dhe më i përshtatshmi që ta filloni bisedën. Natyrisht, kjo nuk duhet të jetë ndonjë debat për filozofët që i keni mësuar në shkollë apo ndonjë tematikë e lodhshme, por diçka plotësisht e lehtë. Me siguri që edhe ti e ke shikuar atë film i cili të ka pëlqyer shumë, ke qenë në ndonjë superkoncert, keni dëgjuar një album të shkëlqyeshëm apo keni lexuar ndonjë libër të mirë sikur edhe ai. Tema mund të jetë edhe ndonjë ngjarje sportive sikur pjesëmarrja e ndonjë sportisti apo ekipi të vendit tuaj në ndonjë ngjarje të rëndësishme evropiane, pra diçka që të duket se është interesante për të gjithë.

Komplimentet, të mirëseardhura

Vështroni miqtë tuaj si janë duke zhvilluar biseda dhe kur të duket se keni diçka interesante që të komentoni, kyçuni në bisedë. Kur disa herë të bëni kështu do ta shihni se nuk është asgjë aq e tmerrshme. Nëse të duket se keni thënë ndonjë budallaki, gjithmonë mund të bëni shaka në llogari tuajën, kjo do ta thyejë tensionin e krijuar. Kur biseda të fillojë të rrjedhë lirshëm do të përfshiheni në të dhe nuk do ta ndieni më atë, që ka qenë ky turpi. Komplimentet po ashtu janë të mirëseardhur në komunikim! Askush nuk do të hidhërohet nëse i komentoni këpucët e mira të dikujt, bluzën e të ngjashme! Kur herën tjetër të shkoni në ndejë do ta keni shumë më lehtë. Nuk themi se do të bëheni sensacion në secilën ndejë, por sigurisht do të argëtoheni pak. Andaj forca, vazhdoni tutje!

Edhe disa këshilla

Vishni diçka në të cilën dukeni mirë dhe e cila ju sjell vetëbesim shtesë! Kurrsesi mos eksperimentoni shumë me flokët apo me grimin, vendosni për kombinime më të thjeshta në mënyrë që mos të vraponi vazhdimisht në tualet dhe të kontrolloni si dukeni. Në mënyrë që të veçoheni nga shumica, pamjen tuaj mund ta zbukuroni me ndonjë lule apo ndonjë bizhuteri interesante, kjo gjithsesi që do të tërheqë shikime në drejtimin tuaj. Por, rrobat e shkurta, ato ngjitura për trupi apo taket e larta mund të shkaktojnë kundërefekt. Dhe diçka për fund që edhe vetë e dini, që mos të bëheni ylli i mbrëmjes, por në kuptimin negativ, për të cilën me ditë do të flitet, në ndejë përpiqu ta shmangësh alkoolin apo të deheni.