Dieta me vaj ulliri, për humbje të shpejtë të peshës së tepërt

Lifestyle August 05, 2017 - 09:32

Konsumi ditor i ullinjve ul rrezikun e shfaqjes së kolesterolit të lartë dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Ato janë shumë të mirë për tretjen, transmeton "Zeri.info".

Njerëzit ndjekin metoda të ndryshme për të rënë në peshë. Sigurisht, jo të gjitha janë efektive dhe për më tepër kanë një kosto të lartë, të papërballueshme nga të gjithë, pavarësisht dëshirës për të pasur një trup në formë.

Por, e kishit menduar ndonjëherë që mund të humbni peshë me vaj ulliri? Në fakt, ky është një vaj “magjik”, shumë funksional për sa i përket humbjes së peshës. Kjo dietë me vaj ulliri dhe ullinj zgjat 3-5 ditë dhe ju ndihmon të peshoni 4 kg  më pak.

Në 100 gram ullinj ka rreth 6.3% karbohidrate, 0.8% proteina dhe 10.7 % yndyrë. Prandaj nuk është e habitshme që mjekët shpesh rekomandojnë të konsumoni 10 deri 12 ullinj në ditë, si parandalim nga të gjitha sëmundjet.

Konsumi ditor i ullinjve ul rrezikun e shfaqjes së kolesterolit të lartë dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Ato janë shumë të mirë për tretjen.

Vaji i ullirit është i pasur kryesisht me vitaminë E dhe antioksidues, që neutralizojnë toksinat e dëmshme në trup. Gjithashtu, ai mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave, veçanërisht ato që ndikojnë në plakje.

Prandaj, nuk është çudi që vaji i ullirit shpesh përdoret edhe nga industritë kozmetike, veçanërisht nga ata që merren me restaurimin e lëkurës dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave të lëkurës. 

Kjo është në fakt një dietë efikase dhe shërben për të detoksifikuar trupin në një periudhë të shkurtër. Nuk do t’ju duhet ta ndiqni më shumë se 5 ditë.

Pas dietës, rekomandohet të filloni një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, duke shmangur kthimin në zakonet e këqija të mëparshme të cilat mund të çojnë në shtim edhe më të madh të peshës. Përveç kësaj, nëse doni të provoni këtë dietë, ju duhet të jeni një adhurues i ullinjve, sidomos i atyre të gjelbër.
 

Plani i sugjeruar
Mëngjes dhe darkë: Sallatë
40 gram rukola
40 gram marule
2 kastraveca
40 gram ullinj të gjelbër
1 spec jeshil
1 domate
Arra
Borzilok
Pak uthull e kuqe
Vaj ulliri


Kripa nuk është e nevojshme, sepse ullinjtë janë mjaft të kripur, por nëse nuk mund ta hani pa kripë, përdorni vetëm pak për shije. Për drekë dhe darkë, hani ullinj të gjelbër dhe të zinj, por ato duhet të jenë të copëtuar.

Gjithashtu, mos harroni se ullinjtë e zinj kanë më shumë kalori sesa ato të gjelbrit, kështu që për efekt më të mirë të dietës rekomandohet konsumi i ullinjve të gjelbër. Ndërmjet ngrënies, pini shumë ujë të gazuar.

Gjatë ditës, nuk duhet të konsumoni më shumë se 3 lugë vaj ulliri. Çdo ditë (në mëngjes), mund të hani 30 deri në 50 gram arra, bajame, lajthi. Për drekë, ju gjithashtu përveç sallatës me ingredientët e mësipërm, mund të hani drithëra, oriz kaf apo tërshërë derisa të ndjeheni të ngopur. Mund të përdorni deri në 150 gram peshk, të gatuar me pak hudhër dhe vaj ulliri.

Produktet e qumështit përdorini në sasi të kufizuara, psh 1 gotë të vogël kos ose kefir me pak vaj ulliri. Në fund të dietës, jo vetëm do të humbni peshë, por do të shikoni se lëkura juaj do të jetë bërë më elastike. Kjo ndodh për shkak të acideve yndyrore që përmbajnë ullinjtë, të cilët normalizojnë metabolizmin, stimulojnë djegien e yndyrës, por gjithashtu rregullojnë edhe krijimin e lipideve në lëkurë./Zeri/.