Alkooli dhe zakonet e Mbretëreshës

Lifestyle August 03, 2017 - 21:52

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ka një orar të caktuar për gjithçka që bën gjatë ditës, pjesë e së cilës është edhe konsumimi i alkoolit.

Megjithatë rutina e alkoolit për Elizabetën është e saktë dhe e një cilësie të lartë.

Mbretëresha pi të paktën 4 gota alkool në ditë. Secilës prej tyre u ka vendosur orare të caktuara, brenda 16 orëve që është zgjuar.

Në mëngjes shefi i përgatit një xhin me Dubonnet, një verë e aromatizuar që shoqërohet me shumë akull dhe feta limoni.

Në drekë, mbretëresha pi një gotë verë.

Në darkë pi një Martini për t’u çlodhur dhe përpara se të fle pi një gotë shampanjë!

Nuk dimë t’iu themi nëse zakonet e saj janë të këshillueshme për të gjithë. Megjithatë cilësia e të gjitha gjërave që ha apo pi është nga më e mira. Kujtojmë që Mbretëresha është 91 vjeçare.