Lëngu i panxharit ul shtypjen e lartë të gjakut

Lifestyle August 02, 2017 - 09:33

Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’ju ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës.

Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut.

Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi.

Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, duke përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kështu një grup shkencëtarësh në Londër realizuan një eksperiment, ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litre lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litre ujë.

Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht. Si shkaktarët kryesorë për rritjen e presionit të gjakut konsiderohen kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga.

Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj./Zeri/

Vitaminat: B6, C

Proteinat: 2.2g

Mineralet: Magnez, potasium, bakër