Hithra parandalon rënien e flokut

Lifestyle July 22, 2017 - 10:58

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi, transmeton "Zeri.info".

Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit.

Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës.

Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit, përcjell "Zeri.info".

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

Po ashtu, efikas janë edhe shampot, të cilat si bazë e kanë hithrën, ndërsa e veçanta është se mund t’i pastroni flokët çdo ditë me këtë lloj shamponi. /ZËRI/