15 gjëra për të cilat nuk duhet të pendohesh kurrë

Lifestyle July 19, 2017 - 21:30

 

Ne kemi shumë pengje në jetë, ose gjëra që mendojmë që duhet të na vijë keq sepse kështu na thonë të tjerët, po jeta nuk duhet jetuar me pengje, sepse në të vërtetë gjithçka që bëjmë na jep një mësim. Pra, pavarësisht çfarë të thonë të tjerët, nuk duhet të vijë keq kurrën e kurrës:

Që ke zgjedhur degën e gabuar në universitet

Nuk duhet të ndihesh keq për këtë. E çfarë nëse ke mbaruar për histori e punon menaxher shitjesh? Dega nuk të përcakton ty dhe atë që je dhe as studimet. Në shumë punë, janë mjeshtëritë që fiton që vlejnë. Pavarësisht atyre që dëgjon, mos u pendo kurrë për zgjedhjen e bërë.

Ke zgjedhur universitetin e gabuar

Ne mendojmë që universiteti na bën të suksesshëm. Kjo është një gënjeshtër. Zgjedh ta vazhdosh apo mos ta vazhdosh univeristetin nuk ke pse pendohesh. Në atë kohë, të gjithë të thonë që kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe ty të duket vetja ndryshe që nuk të pëlqen. Po shiko njerëzit e suksseshëm në botë. Disa e kanë lënë unviersitetin. Dhe shumë të tjerë kanë dashur.

Që ke pirë shumë një natë më parë

Shumë njerëz kanë pasur herë kur kanë pirë shumë e kanë bërë ndonjë budallëk. Kjo natë mund t’ju ketë futur në një  histori të shëmtuar por gjithashtu ju ka dhënë dhe një leksion të rëndësishëm për vodkën. Edhe sikur të ktheheshe pas dhe ta rregulloje atë që ka ndodhur atë natë, ndoshta do kishe bërë të njëjtën gjë diku tjetër. Fati është shumë i aftë për të përsëritur rrethanat.

Që ke pasur të dashur një gomar

Në një fazë të caktuar në jetë, do kesh një marrëdhënie me një person shumë të tmerrshëm. Kur ajo mbaron, ti e urren veten. Edhe unë e kam bërë dhe tani po shkruaj një libër për këtë. Kjo përvojë do të mësojë ç’do të thotë të ndihesh e dobët dhe të ndjesh emocione. Pa emocione, si do ndihesh gjallë?

Që kë shpenzuar shumë për diçka

Ndonjëherë mendoj mos po harxhoj shumë me udhëtimet sa herë nisem për diku, por pastaj, kujtoj përvojat që kam pasur dhe sa shumë jam ndryshuar prej tyre. Mos u ndje kurrë në faj që ke harxhuar shumë para për diçka. Me siguri ke mësuar diçka pasi ke ndjerë gropën në kuletë.

Zgjedh punën e gabuar

Në një fazë të caktuar të jetës, do zgjidhni punën që nuk ju bën të lumtur para një pune që mund t’ju bënte, për shkak të pagesës. Ky është një leksion i rëndësishëm që do merrni sepse thekson idenë që puna që bëni është në radhë të parë aktivitet dhe nuk vlerësohet vetëm për paratë. 

Mos u ndjeni keq që nuk keni zgjedhur një punë tipike të qetë. Kjo do ju ndihmojë të gjeni një punë më të mirë.

Që i ke folur keq një njeriu që e do

Dikur, do kemi një ndjenjë pasionante negative ndaj dikujt. Kjo mund të shprehet keq dhe ta lëndojë personin tjetër. Mos u ndje keq që ke bërë këtë gjë sepse thjesht ke shprehur emocionet. Mos u ndje kurrë keq kur shpreh ndjenjat!

Që ke lënë dikë që e do

Nuk ka rëndësi si ndodh kjo, ne të gjithë lëmë dikë që e duam në një çast të caktuar. Mund të jetë familja, miqtë ose i dashuri. Për të ecur përpara në jetën tonë duhet të lëmë njerëz pAs. Kur lë dikë që e kemi në zemër duket gjithmonë si gabim, por në një formë, kjo na jep liri. Mos e mendo kurrë zgjedhjen për të lënë diçka të mirë pas krahëve në jetë.

Të dalësh me shokun e ngushtë të ish-it

Kjo mund të ketë ndodhur kur ke qenë në universitet dhe ata të dy kanë reaguar në një mënyrë që të ka bërë të ndihesh shumë keq, por në fakt me këtë kupton shumë për të dy ata. Kurrë mos u pendo për ndonjë vendim që ke marë për dikë tjetër, e vërteta do fitojë.

Të hysh në telashe me ligjin

Nuk po të inkurajojmë, por nuk duhet të ndihesh keq nëse ndodh. Do mësosh një leksion nëpërmjet një rruge që pak njerëz e shkelin.

Të mos kërkosh falje

Shumë herë do doje të thoshe më fal. Dhe të dhemb kur kujtohesh për këto herë natën vonë dhe mendon që duhet t’i kishe thënë menjëherë më fal personit që ke lënduar. Do ketë raste kur do shkruash një fjalim të tërë në kokë dhe nuk do e shqiptosh kurrë në jetë. Mos u pendo kurrë për këtë. Disa gjëra më mirë të ngelen të pathëna sepse e dimë që kjo nuk do i ndryshonte gjërat. Fale veten që nuk ke falur të tjerët.

Të jesh shumë vonë

Ka raste në jetë kur ne jemi shumë vonë për dikë ose diçka. Mund ta kuptojmë që personi përballë është personi me të cilin duhet të kishim qenë gjithë jetën, me shumë vonesë. Mos u pendo për vendimet e së shkuarës, por provo të ndryshosh vendimet për më vonë.

Që je sjellë keq

Hrë pas here do mërzitemi me dikë. Ashtu si kur e do dikë dhe ky është një emocion që e provojmë në jetë. Kërkoji falje menjëherë nëse e bën, por mos u pendo pse e bëre sepse nuk vazhdohet me pendesa.

Që ke hequr dorë

Ne na mësojnë të mos dorëzohemi dhe që po ta bëjmë jemi dështak. Në një kohë, megjithatë, ne duhet të heqim dorë për të pasur një jetë më të mirë. Ndonjëherë, kjo do të thotë të heqim dorë nga dikush, nga puna ose thjesht të themi na ka ardhur në majë të hundës diçka. Nuk duhet të ndihemi keq që kemi hequr dorë sepse nuk e bëjmë këtë çdo ditë. Në të vërtetë, kjo është një mënyrë për të provuar diçka të re.

Që je kjo që je

Shumë herë mërzitesh me jetën tënde, me atë që bën dhe mënyrën si po e bën. Ndodh, të mëson dhe të bën kjo që je. Ne kurrë nuk duhet të mërzitemi për mënyrën si veprojmë dhe kush jemi. Nëse ka diçka në jetë që nuk të pëlqen, ndryshoje. Mos e urre. Mos u ndje keq për atë që je  sepse ti gjithmonë mund të ecësh përpara si një njeri më i mirë.