Si ndikon mungesa e babait nė jetėn e fėmijės

Si ndikon mungesa e babait nė jetėn e fėmijės

SHPËRNDARJE

15 Korrik 2017 • 18:28 •

Tashmë është e ditur se sa i rëndësishëm është babai për zhvillimin e fëmijës.

Në fakt, si dashuria, si refuzimi nga ana e të dy prindërve mund të ndikojnë thellësisht ekuilibrin emotiv, vetëbesimin dhe shëndetin mendor të fëmijëve.

Studime të shumta kanë vënë në pah se si mungesa e babait shkakton probleme përshtatjeje te fëmijët.

Sigurisht, prania e tij dhe mirëkuptimi kanë efekt të kundërt: thjeshtëson përshtatjen e fëmijës dhe krijon kushte për një zhvillim të shëndetshëm psikologjik.

Probleme në sjellje

Një baba që mungon në jetën e fëmijëve të tij mund të gjenerojë tek ata probleme të sjelljes. Fëmija ka nevojë të përballet vazhdimisht me botën e jashtme. Prania e vetëm njërit prej prindërve nuk mjafton për të formësuar karakterin dhe për ta ndihmuar fëmijën të përballet me botën. Përkundrazi, ndonjëherë, mund të jetë më e keqe prania e një prindi të vetëm, nëse ajo nuk shoqërohet me vëmendjet e duhura përkundrejt fëmijës.

Gjeneron pasiguri dhe ankth

Një baba që mungon apo që vë në diskutim çdo aktivitet të fëmijës gjeneron tek ai ankth, pasiguri. Pa dyshim është e rëndësishme t’i vini në diskutim sjelljet e fëmijës, por në mënyrë konstruktive, duke i bërë të kuptojë se është nga ana e fëmijës në çdo rrethanë. Stimuli nuk duhet ngatërruar me disfatizmin, me negativitet.

Dëmton vetëvlerësimin

Fakti se fëmija nuk ndjen dashurinë e të atit apo që nuk merr nga ai miratim për gjërat që bën, e çon nënvetëdijen e fëmijës të minimizojë vlerësimin për veten. Personaliteti i fëmijës nuk është ende i zhvilluar plotësisht dhe, nëse do të ndihet i papranuar nga një person kaq e afërt dhe i rëndësishëm sq është babai, kushtëzon zhvillimin e karakterit të tij.