Falënderimi dhe mirënjohja ju bëjnë të lumtur

Lifestyle July 14, 2017 - 08:53

Njerëzit shpesh harrojnë në këtë shprehi të thjeshtë, që nuk është aq e vështirë nëse e praktikojmë çdo ditë, transmeton "Zeri.info".

Njëra prej shprehive më të çuditshme të njerëzve të lumtur është falënderimi. Ata e vërejnë, e ndiejnë, e hulumtojnë dhe e praktikojnë. Falënderimi liron nga stresi, ngrit disponimin, që pozitivisht ndikon në kompletimin e imunitetit. Kështu do të ndërtoni marrëdhënie kualitative me këdo që dëshironi.

Njerëzit shpesh harrojnë në këtë shprehi të thjeshtë, që nuk është aq e vështirë nëse e praktikojmë çdo ditë. Megjithatë, si është ajo që njerëzit e lumtur ndiejnë falënderim pa marrë parasysh problemet. Kanë sëmundjen e kancerit, ata janë falënderues për ndihmën medicinale që ua mundëson mbështetja familjare. Nëse nuk kanë familje apo partner, janë falënderues ndaj shoqërisë. Janë të papunë, shembull, janë falënderues të paktën që kanë kulm mbi kokë.

Ata nuk i marrin të parëndësishme ndodhitë e përditshme, si atë që në mëngjes janë zgjuar shëndosh e mirë, që kanë ujë, rrymë, shikim dhe bukë. Ata të gjitha këto i vërejnë dhe janë të kënaqur.

Ata kanë disa mënyra për falënderim. Kjo mund të jetë që gjatë ditës ndajnë kohë që ta bëjnë listën e gjërave për të cilat janë mirënjohës. Gjithashtu edhe gjatë ngrënies mendojnë për atë se sa të bekuar janë. Ata ndjenjën e mirënjohjes e kanë praktikë ditore./Zeri/.