Të flesh me grim jua plak lëkurën

Lifestyle June 27, 2017 - 10:00

Shumica e femrave nuk e pastrojnë rregullisht grimin para gjumit, edhe pse ato janë të vetëdijshme që fjetja me grim mund të sjellë krijimin e puçrrave, tharjen e lëkurës dhe rrallimin e qerpikëve, tregojnë hulumtime të ndryshme.

Dhe vërtet është konstatuar se fjetja me grim bën që lëkura juaj të duket shumë më e moshuar, transmeton "Zeri.info".

Është konstatuar se nëse i kalon dy ditë me grim pa e hequr, lëkura juaj do të jetë një muaj më e vjetër.

LEXO EDHE: Djathi, aleat për humbje të peshës

Kjo do të thotë se një femër e cila gjatë tërë jetës së saj e ka neglizhuar faktin që para gjumit të heqë grimin do të ketë një fytyrë më të moshuar për 10 vjet sesa që do të duhej të ishte në realitet, përcjell "Zeri.info".

Pra nuk është e vështirë për të kuptuar se pse kujdesi ndaj lëkurës fillon me heqjen e rregullt të grimit.

Sado që të ndiheni e lodhur më së miri është që afër krevatit të mbani gjithmonë fasha për largim të grimit. /ZËRI/