Djathi, aleat për humbje të peshës

Lifestyle June 27, 2017 - 09:15

Hulumtim i ri shkencor tregon se konsumimi i djathit mund të ndihmojë njerëzit të cilët janë duke luftuar me humbjen e peshës.

Dhe jo vetëm kaq, djathi do të duhej t’ju ndihmojë që pesha e humbur të mos kthehet asnjëherë, transmeton "Zeri.info".

Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës kanë krahasuar mostrat e urinës së 15 meshkujve të cilët konsumuan për dy javë qumësht, djathë ose gjalpë, por jo ndonjë produkt tjetër të qumështit.

Meshkujt të cilët kanë ngrënë gjatë testimit qumësht ose djathë kishin ndryshim në mënyrë të konsiderueshme në përbërjen e baktereve në stomak, përcjell "Zeri.info".

Grupi që hante djathë kishte një normë dukshëm më të lartë të acidit yndyror butiratë, e cila lufton inflamacionet dhe mund të rrisë nivelet e energjisë në organizëm.

LEXO EDHE: Me këto fruta mund të humbni peshë

Është zbuluar se në situata të caktuara butirati mund të përmirësojë metabolizmin, të mbajë nivelin yndyror në trup në një nivel të qëndrueshëm dhe të parandalojë zhvillimin e trashjes.

Megjithatë, sikurse me të gjitha gjërat e tjera në jetë studiuesit theksojnë se produktet e qumështit duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar dhe se këto rezultate nuk e japin dritën e gjelbër për njerëzit që të ngopen me djathë.

Po ashtu, ekspertët e ushqimit sugjerojnë që djathi të mos ketë nivel të lartë të yndyrës. /ZËRI/

Image