Me këto fruta mund të humbni peshë

Lifestyle June 27, 2017 - 09:06

Jo të gjithë frutat janë të njëjta.

Përderisa disa përmbajnë nivele të larta të sheqernave natyrale, ka edhe nga ato që kur konsumohen në sasi të caktuara promovojnë humbjen e peshës, transmeton "Zeri.info".

Papaja përmban një enzimë të quajtur papajinë, e cila përshpejton tretjen dhe lehtëson humbjen e peshës.

Avokadoja është e pasur me yndyra të shëndetshme, të cilat stimulojnë metabolizmin dhe prodhimin e testosteronit.

Image

Ky hormon është përgjegjës për humbje peshe te të dy gjinitë, përcjell "Zeri.info".

Kur ndieni nevojën për një meze të lehtë paradite gjithmonë zgjidhni fruta që janë të pasura me fibra.

Dardhat dhe mollët përmbajnë nivele të larta të fibrave dhe nëse konsumoni vetëm një nga këto fruta të shijshme, kjo do të ndihmojë për të mposhtur urinë.

Nivelet e larta të antioksiduesve në boronica mund t’ju ndihmojnë që të hiqni qafe toksinat që grumbullojnë peshën.

Bananet janë plot me fibra të tretshme, të cilat krijojnë një ndjenjë të ngopjes.

Shijoni banane gjatë mëngjesit për të zvogëluar belin tuaj dhe për të rritur imunitetin, transmeton "Zeri.info".

Limoni është shumë i mirë për detoksifikimin mëlçisë. Pini limonadë çdo mëngjes para se të konsumoni mëngjesin, për të rregulluar nivelin e yndyrës që hyn në trupin tuaj.

Qitroja është e shkëlqyer kundër urisë dhe ka shumë pak kalori.

Image

Nëse hani portokall do të reduktoni numrin e kalorive që keni marrë gjatë ditës dhe për të mbajtur trupin e hidratuar.

Shega është e përsosur në se doni trup plotësisht të pastër nga toksinat. Ajo gjithashtu ul oreksin.

Është e rëndësishme të dini se frutat e thata, të cilat kombinohen me ato të freskëta, janë të efektshme në djegien e dhjamit dhe uljen e kolesterolit. /ZËRI/