Këto gjëra rrezikojnë martesën tuaj

Lifestyle June 23, 2017 - 08:37

Stresi i përditshëm, të cilin bashkëshortët e sjellin nga ambientet e tjera, qoftë të punës apo të familjes, shpesh reflektohet edhe në lidhje. Kështu, për shkak të ndikimeve të jashtme, shumë lehtë mund të plasë grindja rreth qepës, pse ajo nuk është grirë kështu, por ashtu. Gjërat banale përnjëherë bëhen problem

Qëndrimet e ndryshme rreth harxhimit të parave, humbja e aftësisë që vjen me vite, si dhe lindja e fëmijës, janë vetëm disa nga faktorët që mund të ndikojnë në lidhje dhe t’i largojnë bashkëshortët. Në vazhdim do të paraqesim pra disa nga arsyet që ndikojnë në martesën tuaj dhe si t’i evitoni dhe zgjidhni problemet e paraqitura.

Stresi

Stresi i përditshëm, të cilin bashkëshortët e sjellin nga ambientet e tjera, qoftë të punës apo të familjes, shpesh reflektohet edhe në lidhje. Kështu, për shkak të ndikimeve të jashtme, shumë lehtë mund të plasë grindja rreth qepës, pse ajo nuk është grirë kështu, por ashtu. Gjërat banale përnjëherë bëhen problem, thotë psikologja amerikane, Harriet Lerner, autore e librit “Rregullat e martesës”.

Financat

Shkaku kryesor i grindjeve bashkëshortore, pas seksit, janë paratë. Në fillim të martesës është vështirë të bashkohen dy buxhete dhe të harxhohen me përgjegjësi. Më lehtë do të jetë nëse keni një qëllim të përbashkët, p.sh blerjen e banesës, apo veturës.

Fëmija i parë

Muajt e parë pas lindjes së fëmijës janë edhe të çuditshëm, edhe të vështirë. Mungesa e gjumit dhe dyshimi në çdo gjë që bëni shkaktojnë nervozizëm dhe grindje. Mundohuni që barrën rreth rritjes së fëmijës ta ndani me partnerin, në vend qe ta merrni tërë barrën përsipër.

Seksi

Me kalimin e kohës, seksi në martesë bëhet rutinë. Mungesa e epshit, problemet shëndetësore, mungesa e gjumit dhe stresi, mund të ndikojnë negativisht në jetën seksuale. Por, nëse këto probleme i hetoni me kohë dhe diskutoni rreth tyre, atëherë mund të bëni gjithçka.

Vendimet

Vendimet e mëdha jetësore, siç është ndërrimi i vendit të punës, apo shpërngulja në një qytet tjetër, mund të shkaktojnë prishjen e martesës. Për këtë shkak, vendimet e tilla nuk duhet marrë me ngut, e as te njëanshëm.

Humbja e afërsisë

Edhe pse të gjithë e dinë se çdo lidhje kërkon punë, humbja e afërsisë është diçka që mund të ndodhë. Në një rast të tillë, më shumti rëndësi ka që të duheni dhe të vendosni se do të mundoheni, do të kaloni më shumë kohë së bashku, apo do të ndërmerrni edhe një udhëtim të shkurtër, vetëm ju të dy.

Tragjeditë

Jeta është e paparashikueshme, gjë që d.m.th se ajo na sjell edhe tragjedi, vdekje, sëmundje, apo humbje të vendit të punës. Ngjarjet e tilla do t’i bëjnë të parëndësishme të gjitha grindjet e mëparshme. Më së shumti në raste të tilla rëndësi ka që t’i ofroni mbështetje njëri-tjetrit dhe të vazhdoni më tej.

Mosha

Kriza e moshës së mesme është krejt normale, por nuk duhet tepruar dhe nuk duhet fajësuar partnerin për këtë. Më mirë është që të filloni gjëra të reja dhe të mundoheni që të kënaqeni sa më shumë. /ZERI/