Noti jua forcon zemrën

Lifestyle June 22, 2017 - 09:30

Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, të muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, notimi është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës, transmeton "Zeri.info".

Zemra: Notimi është një ndër aktivitetet i cili ndihmon dhe forcon zemrën pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe me teknikë.

Ndërsa ushtrimet e tjera do të ishin më specifike në nivele më fillestare, si vrapimi apo çiklizmi, noti përbën sportin më gjithëpërfshirës duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit, përcjell "Zeri.info".

Muskujt: Notimi është vërtet i rëndësishëm sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe në forcimin e tyre.

Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç.

LEXO EDHE: Kujdes me përdorimin e deodorantit!

Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera.

Fleksibiliteti: Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup.

Gjithashtu edhe pas një vrapi të lehtë noti do të sugjerohej në të njëjtën mënyrë. Pak not do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore. /ZËRI/