Cilat duhet të jenë bisedat në takimin e parë?

Lifestyle June 20, 2017 - 09:10

Takimet e para janë si mbi zona të minuara, përsa i përket bisedës.

Është shumë e rëndësishme të gjeni temat e duhura dhe të shmangni disa pyetje të shëmtuara.

Ne u japim disa këshilla për bisedat e takimit të parë.

Filloni me një kompliment

Gjithmonë strategjia më e mirë është të filloni me një kompliment të gjetur, transmeton "Zeri.info".

Kjo ndihmon të thyeni akullin dhe t’a bëni personin me të cilin keni dalë më të qetë.

Merrni kohën e duhur

Ai/ajo nuk duhet të ndjehet sikur po bën intervistë pune, kështu që shmangni pyetjet si rrufe njëra pas tjetrës. Jepini kohë të përgjigjen dhe përpara se të kaloni tek pyetja tjetër, prisni nëse ka ndonjë pyetje edhe ai./ajo për t’ju bërë.

Përzieni pyetjet e takimit të parë me tema

Përziejeni pyetjet dhe temat që do të jepen në këtë artikull. Duhet të filloni më pyetje të thjeshta që kanë si përgjigje “po” ose “jo” dhe gradualisht të ndërtoni rrugën për pyetje të tjera që mund të çojnë në biseda.

Mos e mësoni përmendësh listën

Sigurisht nuk duhet të mësoni listën e mëposhtme përmendësh, përcjell "Zeri.info".

Mund të përdorni disa nga pyetjet e mëposhtme sa për të thyer akullin e më pas gjërat do të rrjedhin vetë.

Mos flisni për lidhjet e kaluara

Si rregull i përgjithshëm duhet të shmangni që të pyesni për lidhjet e kaluara. Kjo mund të jetë një temë e hidhur për to’ ose temë për të cilën nuk kanë dëshirë të flasin.

Sidoqoftë, nuk besoj se do t’ju pëlqente që fantazmat e të kaluarës të ulen me ju në takimin e parë.

Ke motër ose vëlla?

Të pyesësh nëse ka motër ose vëlla shërben si akullthyes. Mund të sjellë biseda të gjata, dhe të tregoni interes në jetën e personit që keni përballë do t’ju bëjë të dukeni shumë mirë.

Ke ndonjë kafshë shtëpiake?

Zakonisht njerëzit janë shumë të afërt me kafshët shtëpiake, kështu që nëse ai/ajo ka një të tillë, krijoni mundësinë të flisni për to.

Mënyra se si njerëzit flasin për kafshët mund t’ju tregojë në përgjithësi për mënyrën si në përgjithësi krijojnë marrëdhënie.

Ku je rritur?

Pyetjet për fëmijërinë e dikujt mund t’ju japin përgjigje për brendësinë e personalitetit të tyre dhe kush janë sot, transmeton "Zeri.info".

Ke udhëtuar në ndonjë vend të veçantë?

Pyetje të arta janë edhe të pyesni për destinacione ku mund të kenë qenë më parë. Të flisni për vende të cilat ai/ajo ka ose planifikon që të vizitojë mund t’ju bëjë të kuptoni më shumë për interesat e tij/saj dhe të kuptoni nëse përputhen me tuajat.

Me çfarë merresh?

Edhe pse disa njerëz nuk kanë dëshirë të flasin për punën, do ta vlerësojnë shumë nëse tregoni interes për jetën e tyre. Qoftë nëse flasin me entuziazëm ose pranojnë që nuk janë të lumtur me vendin e punës, kjo është mundësi shumë e mirë për t’i mbështetur dhe t’u jepni kurajë.

Çfarë bën për t’u zbavitur?

Nëse pyesni për muzikën, interesat zbavitjet e kohës së lirë mund t’ju tregojë se çfarë aktivitetesh të tjera mund të bëni së bashku. Kjo temë për më tepër sjell shumë pyetje të tjera. /ZËRI/