Dushi i nxehtë djeg kalori aq sa ecja 30 minutëshe

Lifestyle June 18, 2017 - 10:36

 

Një studim i ri tregon se një dush i nxehtë mund të djeg kalori më shumë se sa ju mendoni.

Qëndrimi në dush për afro një orë djeg 130 kalori të trupit tuaj, transmeton Klan Kosova.

Nëse llogariten këto kalori të djegura i bie po aq sa ju do të kaloni në ecje gjysmë ore.

Studiuesi, Steve Faulkner ka mbikëqyrur sasinë e kalorive të djegura te 14 burra gjatë qëndrimit në biçikletë dhe më pas e ka krahasuar atë me kaloritë e djegura për gjatë një ore në ujë të ngrohtë.

Por që ai ka sqaruar se këtu vetëm djegia e kalorive është e përbashkët, pasi pa aktivitet fizik nuk do të mund të ushtroni muskujt tuaj, apo të bëni ushtrime kardiovaskulare.