Këto gabime ua shkurtojnë jetën

Lifestyle June 13, 2017 - 11:15

Me siguri tashmë e dini që nuk duhet të pini duhan, nuk duhet të dilni i pambrojtur në diell dhe nuk keni nevojë ta teproni me ushqime të përpunuara.

Por, në qoftë se me të vërtetë doni ta zgjasni jetën tuaj, duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre shprehive që shkurtojnë jetën, transmeton "Zeri.info".

Ushqimi që nuk përmban fruta me lëvozhgë

Image

Në përjashtim të rastit kur jeni alergjik, duhet të konsumoni fruta me lëvozhgë. Rezultatet e dy studimeve të mëdha nga Harvardi kanë treguar se ata që hanë fruta me lëvozhgë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e frymëmarrjes.

Zemërimi

Image

Nëse jeni të pakënaqur, ters dhe vazhdimisht “të tensionuar”, do ta shkurtoni jetën tuaj. Ngrohtësia dhe vetëmohimi mund ta zgjasin jetën, përcjell "Zeri.info".

Një studim amerikan ka zbuluar se duke ndihmuar të tjerët reduktohet stresi dhe reduktohet rreziku i vdekjes. Bujaria është një tipar me të cilin fitoni shumë gjëra.

Qëndrimi ulur gjatë tërë ditës

Image

Nëse gjatë ditës qëndroni ulur për më shumë se tri orë mund ta shkurtoni jetën tuaj për dy vjet, thotë një studim. Nëse keni një punë që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, gjeni kohë të ecni gjatë ditës dhe ngrihuni çdo herë që flisni në telefon.

Mungesa e gjumit

Image

Nëse punoni në ndërrim të tretë, e ndërprisni orën tuaj biologjike, sepse nuk do të flini në një kohë që është e dedikuar për të fjetur. Për shkak të kësaj dhe për shkak të mungesës së gjumit jeni në rrezik më të madh nga diabeti i tipit dy, trashja, sulmi në tru dhe infarkti.

Mungesa e gjumit përshpejton procesin e plakjes së trurit. /ZËRI/