Lifestyle

Heqja e dhjamit të stomakut, një mision i pamundur?

Heqja e dhjamit të stomakut, një mision i pamundur?
13 qershor 2017 • 09 : 50

Të gjithë ata që janë përpjekur e dinë se nuk është e lehtë për të hequr qafe dhjamin në stomak.

Yndyra e tepërt në zonën e barkut mund t’i paraprijë sëmundjeve të zemrës, diabetit tip 2, rezistencës ndaj insulinës etj, transmeton "Zeri.info".

Nëse dieta dhe ushtrimet fizike nuk ndihmojnë shumë, arsyeja për këtë mund të jetë në hormone, moshë apo gjenetikë.

Mosha

Me kalimin e moshës, trupi juaj ndryshon mënyrën në të cilën fiton dhe humb peshë. Tek te dy gjinitë, metabolizmi ngadalësohet me moshën, si dhe zvogëlohet numri i kalorive që i duhen trupit për të funksionuar.

Përveç kësaj, gratë duhet të përballen edhe me menopauzën. Nëse shtoni peshë gjatë menopauzës, më se shpeshti ndodhë që dhjami të grumbullohet në zonën e belit.

Në menopauzë, prodhimi i estrogjenit dhe progesteronit ngadalësohet, por edhe nivelet e testosteronit bien, por me një ritëm më të ngadaltë. Këto ndryshime hormonale ndikojnë në faktin që gratë të fitojnë dhjamin në zonën e barkut.

Kombinimi

Vrapimi për çdo ditë është i mirë për zemrën tuaj, por vetëm ushtrimet kardio, nuk janë mjaft efektive për zvogëlimin e masës yndyrore në bel.

Duhet të kombinoni ushtrimet kardio dhe ngritja e peshave, përcjell "Zeri.info".

Ushtrimet forcuese rrisin masën e muskujve, e cila është arsyeja pse trupi juaj djeg më shumë kalori. Gjatë javës rekomandohen 250 minuta ushtrime të moderuara ose 125 minuta ushtrime me intensitet të lartë.

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara

Ushqimet e rafinuara të tilla si, buka e bardhë, patatet e skuqura, sheqernat e përpunuara në pije të ëmbla dhe ëmbëlsira, rrisin inflamacionin në trupin tuaj.

Masa yndyrore në bel është e lidhur me inflamacion, kështu që nëse hani ushqime shumë të përpunuara, atëherë jeni duke e sabotuar veten. Frutat, perimet dhe drithërat me kokërr të plotë, janë përplot me antioksidantë, të cilët kanë veti që veprojnë kundër inflamacionit dhe mund edhe të parandalojnë akumulimin e yndyrës në stomak.

Yndyrat e gabuara

Trupi reagon ndaj gjithë dhjamit në të njëjtën mënyrë. Hulumtimet ndërlidhin futjen e tepruar të yndyrave të ngopura që gjenden në mish dhe produkte të qumështit, me një sasi në rritje të masës yndyrore në trup.

Në anën tjetër, yndyrat të cilat gjinden në vaj ulliri, avokado dhe disa lloje të yndyrës omega-3, e cila gjendet në arra, fara luledielli dhe vaj peshku, kanë disa veti që janë efektive kundër inflamacionit, përcjell "Zeri.info".

Por, përdorimi i tepërt i yndyrës do të thotë kalori të tepërta dhe kështu mund të fitoni në peshë, për këtë arsye këshillohet të merrni yndyra të shëndetshme në mënyrë të moderuar.

Ushtrimet e gabuara

Edhe nëse bëni pompa nga mëngjesi deri në mbrëmje, nuk është e mjaftueshme për të mënjanuar dhjamin përreth barkut.

Bëni ushtrime funksionale që aktivizojnë muskujt e barkut, shpinës, si dhe pjesëve të tjera të trupit. Këto ushtrime punësojnë më shumë muskuj dhe djegin më shumë kalori. Pra, këto ushtrime janë të mira për një trup vital. 

Stresi

Sa më shumë që jeni të stresuar, më vështirë do të jetë për të humbur peshë, sidomos rreth belit. Dhe jo vetëm që do të konsumoni më shumë ushqim kur jeni nën stres, por nuk zgjidhni ushqimin adekuat.

Fajtori kryesor është hormoni i stresit, kortizoli, i cili mund të rrisë sasinë e yndyrës që grumbullon trupi juaj.

Gjumi i mangët

Një studim i cili zgjati 16 vjet, zbuloi se femrat që kanë fjetur më pak se 5 orë, kanë 30 për qind më shumë gjasa për të fituar peshë deri në 15 kg. më shumë se ato që flinin shtatë orë. Rekomandohet tetë orë gjumë, transmeton "Zeri.info".

A jeni i sëmurë

Nëse e keni nivelin e lartë të testosteronit, më vështirë do të humbni peshë. Nëse jeni me mbipeshë, është mirë të vizitoni mjekun për shkak se ka mundësi që do të mund të sëmureni nga diabeti.

Mungesa e motivimit

A jeni të përkushtuar për të hequr dhjamin nga barku? Nëse doni për të hequr dhjamin nga barku, duhet përdorur ushqim me pak kalori, të pasura me fibra dhe mos harroni ushtrimet kardio dhe ngritjen e peshave. Nëse vërtetë dëshironi të humbni peshë, bëhuni këmbëngulës. /ZËRI/

 

© zëri.info