Shenjat se lidhja juaj nuk po funksionon

Lifestyle June 10, 2017 - 08:34

Mos i lejoni vetes që të qëndroni në një lidhje e cila ka shuar epshin, apo pse të gjitha shoqet tuaja kanë të dashur, transmeton "Zeri.info".

Femrat janë më të prira që të mospërfillin shenjat e paralajmërimit kur diçka nuk shkon mirë në lidhje. Më parë do ta mbyllë njërin sy, e posaçërisht për faktin se e ka bindur veten se i do vetëm meshkujt e këqij. Si të reagoni dhe të ndërprisni një lidhje, e cila nuk funksionon?

Nuk ka më tërheqje

Mos i lejoni vetes që të qëndroni në një lidhje e cila ka shuar epshin, apo pse të gjitha shoqet tuaja kanë të dashur. Po ashtu, nëse edhe në fillim të lidhjes nuk ka më aso pasioni dhe eksitimi, mos e mundoni veten, mos humbni kohë dhe mos u mundoni të krijoni joshje të rreme.

Nëse është i ashpër me shitëset, kamerierët

Dikush ka thënë se karakterin e dikujt mund ta vlerësoni sipas asaj se si ai sillet ndaj njerëzve, nga të cilët personi i caktuar varet. Kjo mund të konstatohet nga ajo se si sillet ndaj personelit shërbyes, siç janë shitëse, kamerierët etj.

Nëse ju maltreton

Nëse keni përshtypjen se jetoni sikur në ndonjë film të Alfred Hitchkok-ut, se lidhja juaj ju ngarkon, si fizikisht, ashtu edhe psikikisht, largohuni sa më parë.

Shpesh nuk ka kohë për ju

Mbajeni në mend, nëse ai vërtetë është i interesuar për ju, gjithsesi se do të gjejë kohë që të jetë me ty. Mos i lejoni vetes që ai t’ju mashtrojë me arsyetime.

Nëse nuk keni pika të përbashkëta

Ajo e pëlqen të dalë, ndërsa ai është për të qëndruar në shtëpi. Ai është mishngrënës, ajo vegjetariane. Këto janë dallime sipërfaqësore. Nëse i shikoni më afër këto çifte, do ta shihni se ata në thelb prapë janë të njëjtë dhe i ndajnë së bashku vlerat më thelbësore. Por, nëse dallimet mes jush janë më të thella, sidomos kur bëhet fjalë për krijimin e familjes dhe të ardhmes së bashku, atëherë nuk ka kuptim që të jeni bashkë.

Atë që dikur e keni dashur tani ju nervozon?

 Personat me karakter të kundërt janë tërheqës për njëri-tjetrin para se gjithash falë kimisë seksuale të fuqishme mes tyre, e cila vjen si rezultat i efektit “mollë e ndaluar”. Mirëpo, me kalimin e kohës këto dallime mes tyre fillojnë të paraqesin pengesa dhe pakënaqësia mblidhet gradualisht. Shumë shpesh këta partnerë kërkojnë mirëkuptim, mirëpo nuk janë të gatshëm të kuptojnë se çfarë tjetri mendon shkaku se nuk kanë mendime të njëjta, qëndrime dhe as nevoja të njëjta. Si rezultat i kësaj partnerët ndihen të lodhur dhe të papranuar, në fakt e fajësojnë njëri-tjetrin për marrëdhëniet e këqija. Dallimet e mëdha në karakter dhe dallimet në sjellje nuk mund të tejkalohen lehtë, sukses mund të ketë vetëm në raste kur njëri prej partnerëve vendos që të ndryshojë, gjë e cila në praktikë vështirë ndodh dhe kërkon shumë kohë.