Kujdes, këto produkte shtojnë urinë

Lifestyle May 25, 2017 - 12:38

A e dini se nga disa ushqime bëhemi vetëm më të uritur?

Jo menjëherë, por shumë shpejt pas një racioni. Uria është rezultat i një ndërveprimi kompleks të stomakut, zorrëve, trurit, pankreasit dhe qarkullimit të gjakut.

Këto ushqime që do t’i paraqesim në vazhdim mund të ndihmojnë për ta krijuar përshtypjen se jeni të uritur edhe kur stomaku juaj është i plotë, transmeton "Zeri.info".

- Buka e bardhë:

Image

Miell i bardhë që përdoret për ta prodhuar bukën e bardhë bëhet nga gruri, i cili është zhveshur nga lëvorja e hollë, gjë e cila redukton aftësinë e tij për të ngopur. Kur konsumoni bukë të bardhë ngrihet niveli i insulinës. Një studim i fundit spanjoll ka ndjekur zakonet e të ushqyerit në më shumë se 9.000 pjesëmarrës dhe kjo rezultoi se ata që hanin bukë të bardhë kishin për 40 për qind më shumë gjasa ndaj mbipeshës sesa ata që nuk kanë ngrënë.

- Lëngjet e blera:

Image

Pijet “e shëndetshme” të blera përmbajnë sasi të madhe të sheqerit dhe shumë pak fibra. Kur pini këto lëngje niveli i sheqerit në gjak mund të rritet dhe shpejt mund të bjerë, kurse uria kthehet shumë shpejt. Do të ishte më mirë për ta bërë vetë këtë lëng të dendur, duke përdorur fruta të tëra si dhe mund të shtoni proteina pluhur apo gjalpë nga kikirikët.

- Ushqimet e kripura:

Image

Patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera të kripura janë karbohidrate të shpejta që mund ta rrisin nivelin e insulinës. Për shkak të sasisë së kripës që konsumoni mund ta keni përshtypjen se stomaku juaj është i plotë, por në të vërtetë jeni të uritur (që së shpejti do ta ndieni). /ZËRI/

 

Image