Mini-mafini nga çokollata

Lifestyle April 21, 2017 - 09:07

Përbërësit:

200 g miell,

100 g sheqer,

125 g margarinë,

1/2 pluhur për ëmbëlsira,

1 sheqer vanilje,

1 vezë,

200 ml qumësht,

3 lugë kakao,

Për glazurë:

2 tablo çokollatë,

1 lugë vaj

Pakëz qumësht

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në anën për përzierje. I përzieni mirë e mirë me mikser derisa masa të bëhet e njëjtë, respektivisht derisa margarina të shkrihet mirë. Pasi ta përzieni këtë masë, nëse dëshironi mund ta preni atë në kocka sikurse edhe çokollatën. Në kallëpet më të vegjël për mafini vendosni shportëzat për pjekje.

Në secilën korpë vendosni brumin e fituar, por jo deri në maje, sepse mafinët me rastin e pjekjes rriten. I piqni mafinët në furrën e nxehur në 200 gradë celsius derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrën e errët, çka nënkupton rreth 15 minuta. Mafinët e gatshëm i nxirrni nga furra, i mbuloni me glazurën të cilën e keni fituar duke shkrirë çokollatën me pakëz vaj dhe qumësht dhe pastaj i zbukuroni me thërrmija laramane apo në ndonjë mënyrë tjetër.

E lehtë                        60 min.