Si ta bëni për vete një mashkull?

Lifestyle April 21, 2017 - 09:04

Mund t’i keni të gjitha shenjat, por prapë të mos jeni e sigurt se ai do ta bëjë lëvizjen e parë. Atëherë, pse të prisni kur mund ta bëni vetë këtë!

- Ftojeni për të dalë me miqtë: Nëse e njihni mirë dhe keni një kohë të gjatë që keni një miqësi ndoshta ju mund t’ia bëni atij me dije se dëshironi diçka më shumë duke e forcuar këtë miqësi së pari. Kujdesuni që të shiheni më shpesh dhe të dilni me miqtë tuaj të përbashkët sa herë që keni mundësi. Herën tjetër që fillojnë t’ju pakësohen fjalët, mund ta ftoni atë për një takim.

- Shfaqeni interesin tuaj: Nuk keni nevojë t’i tregoni në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ju mund t’ia jepni atij disa shenja dhe ai do ta kuptojë se çfarë dëshironi të thoni. Bëhuni një person plot vetëbesim dhe mos u frikësoni që të kaloni në diçka më shumë në lidhjen tuaj. Mund të përdorni fjalë të thjeshta për t’ia dhënë shenjat e duhura.

- Inicioni kontaktin: Derisa bisedoni inicioni një kontakt fizik. Mundohuni të mos e teproni sepse një femër e tillë mund të duket e dëshpëruar. Mos e teproni me flirt, kjo mund ta zemërojë ose ta mërzisë atë. Në vend të kësaj lejoni që ai të bëjë më shumë. Ju mund të flirtoni nganjëherë, por jo tërë kohën.