Hapat më të mirë deri te lumturia

Lifestyle April 21, 2017 - 08:59

Gjithmonë sipas studimeve, njerëzit e lumtur angazhohen gjithë kohës me aktivitete dhe i kushtojnë rëndësi lidhjeve të tyre. Fokusimi vetëm tek telefonat apo rrjetet sociale i pengojnë njerëzit të jenë të lumtur duke i bërë hipnotike. Merreni gjithçka si t'iu vijë dhe jetoni çdo moment si ta mendoni

Nëse ka një objektiv që duan ta arrijnë të gjithë, ajo është lumturia. Edhe pse mund të jemi të ndryshëm nga njeri-tjetri dhe mund të mos kemi të njëjtat ide apo mendime, shkenca na tregon disa reflekse që mund të na bëjnë të lumtur. Ja cilat janë çelësat për të arritur lumturinë e plotë.

Tregohuni optimistë

Shumë studime kanë treguar se optimistët janë njerëzit më të lumtur, i kalojnë më me lehtësi vështirësitë dhe janë në formë më të mirë fizike.

Përdorini aftësitë tuaja

Keni një talent apo një aktivitet që e adhuroni? Duhet t'i përkushtoheni pasioneve dhe t'i përdorni të gjitha aftësitë tuaja për të qenë më të lumtur e më pak të dëshpëruar.

Jetoni momentin

Gjithmonë sipas studimeve, njerëzit e lumtur angazhohen gjithë kohës me aktivitete dhe i kushtojnë rëndësi lidhjeve të tyre. Fokusimi vetëm tek telefonat apo rrjetet sociale i pengojnë njerëzit të jenë të lumtur duke i bërë hipnotike. Merreni gjithçka si t'iu vijë dhe jetoni çdo moment si ta mendoni.

Pasurohuni me eksperienca

Hezitoni ndërmjet blerjes së një veshjeje të re dhe një fundjave me miqtë? Zgjidhni të dytën dhe përjetoni eksperienca të reja. Kënaqësia e kujtimeve, udhëtimeve dhe përvojave jeton me gjatë sesa një objekt i ri dhe i shtrenjtë.

Tregohuni mirënjohës

Mirënjohja lidhet ngushtë me lumturinë, përmirëson shëndetin, ndihmon për t'iu bërë ballë kundërshtive dhe ndihmon ne krijimin e marrëdhënieve të forta. Falënderoni gjithë kohës.

Shkruani

Askush nuk mund të jetë i lumtur gjithë kohës. Shkruani çdo gjë që ndieni dhe kjo do ju ndihmojë t'i kaloni edhe çastet e vështira. Nëse bëni edhe poezi, kënge apo thjesht mbani shënime në ditar do shumohen emocionet dhe do ndiheni më të lumtur.

Bëhuni vullnetare dhe bamirës

Të besh bamirësi nuk është mirë vetëm për të tjerët, por edhe për ju. Sipas studimeve kjo do ndihmojë në mirëqenie, ulje të depresionit dhe do ju zgjatë jetën.

Krijoni lidhje të kuptimta

Sipas një studimi 75 vjeçar te Universitet te Harvardit, lidhjet e mira janë thelbësore në lumturinë afatgjate. Këtu futen lidhjet në çifte, lidhjet me prindërit apo edhe me miqtë. Nuk bëhet fjalë për numrin e këtyre marrëdhënieve, por për rëndësinë dhe cilësinë e tyre.

Ushqehuni shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor. Një dietë e pasur me fruta, perime, fruta të thata, peshk, bishtajore dhe vaj ulliri ul rrezikun për depresion. Disa ushqime përmirësojnë edhe humorin.

Harxhoni kohen e duhur për aktivitet fizik

Ashtu si ushqimi, edhe sporti është i rëndësishëm, jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për te luftuar depresionin. Ai gjithashtu rrit besimin tek vetja, pakëson ankthin dhe përmirëson gjumin.

Mos e kini si qëllim kryesor kërkimin e lumturisë

Të kërkosh me ngulm lumturinë mund t'iu bëjë më pak të lumtur. Duke qenë se ne jemi të ndryshëm nga njeri-tjetri, këshillat nuk mund të jenë guidë universale, por kjo nuk do të thotë që mos të mendoni pozitivisht dhe mos të jepni më të mirën nga vetja juaj.