6 faktorët që duhet t’i keni parasysh kur bleni shtëpi (FOTO + VIDEO)

Lifestyle April 20, 2017 - 10:53

Blerja e një "shtëpie të ëndrrave " është një nga arritjet jetësore të secilit njeri, e që kryeson listat e dëshirave tona të të gjitha kohërave.

Fare pak është me rëndësi nëse ëndërrojmë të kemi një shtëpi moderne, urbane, në periferi, me oborr të madh, apo me pishinë, pasi  shumica prej nesh në fund shpreson të ketë një shtëpi ku ndjehemi rehat.

Në bisedën me ekspertin e patundshmërive dhe investitorin, Mentor Pllana i kemi diskutuar faktorët kryesorë që duhet të merren në konsideratë kur bleni shtëpi.

Image

Mentor Pllana, themelues dhe drejtor menaxhues i BP Home Investment,  që është duke ndërtuar lagjen “Qershia” në Prishtinë me shtëpi të reja, përmend se duhet marr në konsideratë shumë faktorë. 

”Para se të fillojmë projektin e lagjes Qershia, ne kemi konsideruar kërkesat më të shpeshta të atyre që ëndërrojnë të blejnë shtëpi. Sipas eksperiencës tonë afatgjate por edhe hulumtimeve del se faktorët më të rëndësishëm për një familje janë:  hapësira e mjaftueshme, siguria, fqinjët, pronësia, dhe elemente tjera  që ne vet i kemi zbatuar në tërë planin e ndërtimit të lagjes “Qershia” – e cila njeriun e ka në qendër të konceptit të saj”.

Më tej Pllana na shpjegon faktorët që ju duhet ti keni parasysh kur bleni nje shtëpi:

Hapësira e mjaftueshme

Shtëpia është mbretëresha e komforit, sepse ofron qetësi dhe privatësi. Ndërsa kopshti është nevoja jonë e përditshme si kontakti ynë i parë me natyrën. Mendoni mirë për hapësirën, a keni dhoma gjumi të mjaftueshme që anëtarët e familjes suaj të mos i ndajnë ato dhe nëse ju mendoni se familja juaj mund të shtohet së shpejti ju duhet planifikuar një dhomë të vogël shtesë. Shikoni a ka vend të mjaftueshëm për të gjitha gjërat që i keni sot dhe ato që keni plan për t’i blerë më vonë, a ka parking, hapësirë nën kulm, kopsht të mjaftueshëm për periudhën e nxehtë të vitit kur ju dëshironi të kaloni shumë kohë në ambient të hapur.

Fqinjët dhe Zona Përreth

Mos harroni, prona juaj, posaçërisht në Kosovë nuk do të jetë asnjëherë e vetme në një ishull. Ju gjithherë do të jeni pjesë e një komuniteti më të madh që do jetojë afër jush. Këtë fakt duhet ta keni në mendje çdoherë para se të blini një shtëpi, sepse është e rëndësishme që ju të gjeni një lagje që i përshtatet nevojave tuaja para blerjes. Pyetni paraprakisht për familjet që kanë blerë paraprakisht shtëpi në atë lagje dhe për politikat e shitjes së ndërtuesit të shtëpive. Para se të vendosësh për të blerë shëtituni përreth lagjes dhe merr informacione të nevojshme që ju tregojnë se ju do ndjeheni rahat në atë rrethinë. Shihni nëse lokacioni është i favorshëm për ju, a keni qasje të drejtpërdrejt me rrugën për në qendër të qytetit, a jeni afër qendrave tregtare dhe qendrave mjekësore, a keni qasje në rrugët magjistrale. Një lagje e re, me familje të reja që hyjnë në to, është shumë më e sigurt sesa çdo lagje ku t’i je i riu në atë komunitet. Në të do jeni të gjithë njësojë dhe askush nuk do të ketë primatin, fëmijët tuaj nuk do të jenë të ardhurit e ri që të fillojnë nga zeroja.

Pronësia dhe Siguria

Në psikologjinë tonë është shumë e theksuar posedimi i një shtëpie si pronë. Madje, ajo mund të krahasohet po aq e rëndësishme sa martesa. Por, një ndër problemet më madhore në Kosovë, posaçërisht në kryeqytet është tek blerja e apartamenteve. Pothuajse shumica prej ndërtesave të banimit kolektiv të ndërtuara pas luftës nuk kanë pranimin teknik të objekti, gjë që pamundëson edhe bartjen e pronës tek blerësi. Duhet të keni kujdes që shtëpitë e të jenë ndërtuar mbi pronën private dhe me leje ndërtimi. Këto prona të janë të parcealizuara dhe që shtëpia juaj të jetë pronë e përhershme. Ju do të keni një pronë të cilën mund ta shitni në të ardhmen, ta lini në hipotekë për marrjen e kredisë apo të mos keni asnjëherë telashe. Para se të blini shtëpi, posaçërisht në Kosovë, sigurohuni mirë që ajo pronë do të bartet lehtë në emrin tuaj. Verifikoni paraprakisht në komunën tuaj nëse ajo shtëpi ka leje ndërtimi dhe se nuk ka ndryshim midis projektit të regjistruar të shtëpisë dhe projektit real, shiko nëse prona nuk është e vendosur në hipotekë. Për shembull, në rastin e lagjes së re Qershia nga BP Home, kompania garanton kthim të sigurtë të investimeve për një periudhë mesatare prej 10 deri në 12 vjet.

Vjetërisa / Mosha e një prone

Kur ju të vendosni për të blerë një shtëpi, ju keni menduar të zgjidhni problemin jetësorë të banimit. Ju mund të gjeni një shtëpi të vjetër të përkryer në mendjen tuaj, por jo gjithë herë është zgjedhja e duhur. Vjetërsia e saj mund të sjell kokëçarje tërë jetën. Duhet të kujdeseni çdo vit që kulmi i saj të mos pikë, të ndërroni dyert dhe dritaret apo të merreni çdo ditë me izolimin e tyre pasi qysh nga fillimi nuk është konceptuar si shtëpi Eko-Efiqiente duke pas parasysh kursimin e energjisë. Ndërtimi i shtëpisë merr kohë, kërkon përpjekje të madhe për furnizimin me materiale dhe angazhim të punëtorëve dhe në fund vështirë se dikush mund të përfundojnë në shtëpinë që ai donte. Një zgjidhje më e rehatshme do të ishte blerja e një shtëpi të re të gatshme për banim. Shtëpitë e reja janë më ekonomike dhe investimet në to fillojnë tek pasi ju të keni shlyer obligimet për blerjen e saj.

Kostoja dhe investimi

Kjo nuk është faktori më emocionues por është I rendësishëm. Krahasoni të gjitha ofertat, sepse në treg tani ofrohen opsione me çmime të ndryshme. Edhe pse kostoja gjithmonë ka baraspeshën e saj si investim, përsëri duhet të keni kujdes që për parat e investuara e fitojnë atë që është më e mira për ju. Varësisht nga kërkesa, gjithmonë mund të gjeni  ofertë të përshtatshme dhe me kthim të sigurtë në investim, nëse shikoni mirë aty ku duhet. Që i bie se blerja e një shtëpie duhet të jetë një investim afatgjatë, i cili nuk e rëndon buxhetin e familjes dhe nuk është problemi por zgjidhja juaj jetësore.

Smart Home / Shtëpia e Mençur

Shtëpitë e së ardhmes janë në mesin tonë, me teknologjitë dhe ndërtimin më të zgjuar që është bërë ndonjëherë. Ju duhet të keni parasysh që shtëpia juaj të jetë në shërbim tuajin duke kursyer energji, të mos ketë nevojë për shpenzim të madh në ngrohjen e saj gjatë dimrit apo ftohjen gjatë ditëve të nxehta të verës. Të menaxhoni ndriçimin e saj edhe gjatë ditës ndoshta përmes investimit në perde automatike ose “inteligjente”. Shtëpia juaj duhet të ketë qasje në energji të mjaftueshme elektrike, të keni lidhje në rrjetin e ujësjellësit publik, të keni qasje në internet, rrjet të televizioneve kabllore dhe telefoni. Opsionet e reja që ofrojnë shtëpitë e zgjuara tashmë ofrohen në treg dhe ju nuk keni pse shpenzoni paratë dhe ditët tuaja të zëna me problemet që mund të sjellë një shtëpi e kohës së tejkaluar. Në të kundërtën, një shtëpi e zgjuar do ju lehtëso jetën, dhe sjellë rehatinë e vërtetë që gjithnjë e keni kërkuar.

Image

Image