Gabimet më të shpeshta që çojnë në vetulla të shëmtuara

Lifestyle April 19, 2017 - 08:38

Kur keni një formë të shëmtuar të vetullës, mund të tundoheni shumë thjeshtë që të përdorni lapsin ose pudrën me ngjyrë që të korrigjoni gabimin. Por, siç e thashë më parë, mbase dëshironi ta mendoni më mirë: ngjyrat e gabuara janë një tjetër mënyrë për të prishur vetullën

Heqja e vetullave është art më vete, që kërkon disa aftësi të trajnuara mirë. Pasi të kuptoni se cila është forma ideale për vetullën tuaj, ose mund ti hiqni vetë, ose shkoni në një sallon bukurie. Por rruga në perfeksion është zakonisht e gjatë dhe me shumë gabime. Më poshtë janë disa nga gabimet më të mëdha që çojnë në vetulla të shëmtuara.

Të hiqni më shumë seç duhet 

Një nga gabimet që bën çdokush që çon në një formë të shëmtuar të vetullës është heqja e tepruar. Kjo zakonisht ndodh ose kur nuk jeni mësuar me formën e duhur të vetullës në bazë të formës së fytyrës, ose nuk e keni perfeksionuar teknikën e heqjes së vetullës. Cilado qoftë arsyeja, rezultati është vetulla të shëmtuara që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente!

Pasi ti keni hequr vetullat, duhet të prisni sa të rriten përsëri. Ka disa teknika që mund të përdorni që të siguroni që t’ju rriten qimet përsëri sa më shpejt dhe të shpëtoni nga vetullat e shëmtuara. Provoni ta eksfolioni lëkurën me një furçë të butë, dhe aplikoni serum vetullash. Derisa vetullat ti rikthehen formës së tyre origjinale, mund të përdorni laps vetullash ose pluhur ngjyrë për vetullat. Por që të shmangni gabimet pyesni së pari një profesionist.

Ngjyra e gabuar

Kur keni një formë të shëmtuar të vetullës, mund të tundoheni shumë thjeshtë që të përdorni lapsin ose pudrën me ngjyrë që të korrigjoni gabimin. Por, siç e thashë më parë, mbase dëshironi ta mendoni më mirë: ngjyrat e gabuara janë një tjetër mënyrë për të prishur vetullën. Nëse jeni në gjendje shumë të dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e vetullave, aplikoni një sasi shumë të vogël të pudrës me ngjyrë, dhe shmangni me çdo kusht, lapsin e vetullave. Këtë të fundit lëreni për më vonë, kur të keni më shumë eksperiencë, ose kur e aplikon një profesionist.

Lyerja

Vetullat e shëmtuara vijnë edhe si pasojë e lyerjes. Sidomos nëse vendosni të lyeni flokët në ngjyrë më të hapur, dhe doni që edhe vetullat të jenë si flokët.

Por procesi i lyerjes mund të shkojë tmerrësisht keq dhe ti shëmtojë ato, sidomos për shkak se ngjyra mund të dalë shumë ndryshe nga ajo që parashikoni. Për këtë arsye, kur të lyeni flokët bionde ose tjetër ngjyrë të hapur, lërini vetullat siç janë: mund të kuptoni që në fund kombinimi është shumë i bukur ashtu siç është edhe pa i lyer.

Tatuazh

Nuk do t’ju këshilloja kurrë për një vetull tatuazh pasi rezultatet mund të jenë shumë larg ideales. Në mënyrë që të shmangni vetullat tatuazh, më mirë provoni ta lyeni vetullën, që të duket edhe më natyrale.