Parfumet që çdo femër duhet t’i ketë

Lifestyle April 15, 2017 - 09:21

Parfumet janë shumë të rëndësishme për femrat. Ne ju sjellim pesë parfumet të cilat çdo femër duhet t’i ketë në tualetin e saj, transmeton "Zeri.info".

“Carolina Herrera Girl Good” vjen në formën e një këpucë me taka ngjyrë blu e errët. Aroma përbëhet nga jasemini i bardhë dhe ka një aromë sensuale. “Marc Jacobs Decadence” është e dizajnuar në formën e kuletës.

Ajo ka një aromë ekzotike të kumbullës, shafranit dhe trëndafilit. “CK One Gold” ka një aromë freskie dhe gjallërie. Në të gjenden aromat e fikut, lule vjollcës dhe jaseminit. “Missoni” është një aromë e gëzueshme që simbolizon dashurinë me shikim të parë.

Ajo ka aromë lulesh dhe frutash. “Lolita Lempicka Sweet” vjen me një aromë provokuese, joshëse dhe të ëmbël.