Grimi ideal për femrat me sy të gjelbër

Lifestyle April 01, 2017 - 10:24

Theksoni sytë e bukur të gjelbër me ngjyra të cilat në vete përmbajnë nëntone të kuqe.

Për një dukje më dramatike bëni “smokey eyes”, mirëpo me ngjyrë kumbulle dhe të gjitha nuancat e saj e cila është një kontrast i vërtetë i të gjelbrës.

Ikni nëntoneve të të kaltrës, si dhe hijeve të kaltra e lapsave për sy, transmeton "Zeri.info".

Gjithashtu, keni parasysh se do t’ju përshtaten nuancat e ngjyrës së arit, si dhe ngjyrat e ngrohta.

Mos përdorni laps të zi për sy apo ngjyrë kafeje, por zgjidhni ngjyrën e hirtë, e cila do të duket më e butë.

LEXO EDHE: Vetullat ideale për çdo formë të fytyrës

E njëjta rregull vlen edhe për maskarën: në vend të të zezës vendosni për ngjyrë kafeje të mbylltë.

Me ngjyrat metalike, të cilat janë shumë në trend, mund të eksperimentoni, mirëpo ikni ngjyrës së argjendtë.

Ngjyra e arit dhe e bronztë janë aleatët tuaj, posaçërisht për në mbrëmje. /ZËRI/