Largojeni stresin me këto ushtrime

Lifestyle April 01, 2017 - 09:10

A keni vënë re ndonjëherë se sa më të lehtësuar ndiheni kur pas një dite të vështirë shtriheni dhe merrni frymë thellë?

Kjo ndihmon të relaksoheni, por ju nuk mundeni gjithmonë të merrni frymë thellë, nganjëherë stomaku juaj është plot me ushqim, nganjëherë keni veshur pantallona të ngushta dhe nganjëherë jeni thjesht shumë të tensionuar, transmeton "Zeri.info".

Megjithatë, kur jeni në gjendje, ju mund të relaksoheni duke përdorur veprimet e mëposhtme.

Së pari mundohuni të thithni dhe të nxirrni frymë thellë nëpër hundë.

Në këtë mënyrë e pastroni, ngrohni dhe lagështoni ajrin që hyn në organizëm. Pastaj shtrihuni dhe qëndroni në një pozicion ku ndiheni rehat.

Ngadalë filloni t’i relaksoni muskujt e këmbëve, ijët, stomakun, gjoksin, duart dhe qafën, përcjell "Zeri.info".

Më pas përqendroni vëmendjen në frymëmarrje dhe relaksim. Kur të relaksoheni merrni frymë dhe lëreni stomakun tuaj të shkojë lart dhe pastaj ngadalë nxirrni frymën dhe lejoni palosjen e barkut tuaj.

Aplikoni këtë ushtrim dy herë në ditë (çdo herë rreth 10 frymëmarrje) gjatë një jave ose më shumë.

Pastaj praktikojeni çdo herë që ju mendoni se keni nevojë.

Frymëmarrja në këtë mënyrë ju ndihmon të përqendroheni më mirë dhe për të pastruar mendjen dhe trupin tuaj. /ZËRI/