Të zbardhni dhëmbët në kushte shtëpie? Këto metoda janë vërtet efektive!

Lifestyle March 24, 2017 - 20:31

Bardhësia e dhëmbëve është një element që na shqetëson së tepërmi.

Dhëmbët e bardhë dhe estetike, ndikojnë në pamjen tonë të përgjithshme, në përshtypjen që lemë dhe komunikimet tona ndërpersonale.

Një studim i kryer në SH.B.A. ka gjetur se njerëzit me dhëmbë të bardha dhe buzëqeshje estetike janë 30% më të suksesshme se njerëzit me një buzëqeshje jo të përsosur.

Marrin poste të larta më lehtë, kanë besim të lartë dhe rrezatojnë shëndet dhe lumturi.

Por, gjatë viteve, dhëmbët mund të marrin ngjyrë të verdhë dhe të humbasin bardhësinë e tyre.

Arsyet janë të ndryshme, duke përfshirë pirjen e duhanit, moshën, gjenetikën, mbushjet jo të mira, mungesën e higjienës orale, konsumimin e ushqimeve që lenë njolla tek dhëmbët si vera, kafe, çaj dhe disa erëza, konsumin e pijeve acidike të tilla si sode apo agrume, lëngje që dëmtojnë smaltin.

Për të pasur dhëmbë të bardhë ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe për më tepër ne mund ti realizojmë ato në kushte shtëpie.

Ja disa nga mënyrat që ju mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.

Banane ose lëvozhgë portokalli: fërkoni anën e brendshme të një lëkurë banane ose portokalli në dhëmbët tuaj, prisni 10 minuta dhe lani dhëmbët mirë.

Vitaminat dhe mineralet në lëkurë, duke përfshirë edhe kalium dhe bromine, do të zbardhin dhëmbët.

Uthull molle dhe limon: shtrydhni rreth 1/4 limon dhe shtoni 2 lugë uthull molle. Merrni një furçë dhe shpëlani gojën.

Kjo përzierje mund të ndihmojë në heqjen e njollave të verës dhe nikotinës.

Kujdes! Aciditeti i tepërt do të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, kështu që nuk duhet të përsërisni këtë trajtim më shumë se një herë në dy javë.