Nëse dëshironi të humbni peshë u kushtoni vëmendje këtyre ushqimeve!

Lifestyle March 23, 2017 - 09:41

Nëse dëshironi të keni peshë më të vogël, atëherë ju sugjerojmë që t’i kushtoni vëmendje këtyre ushqimeve si më poshtë.

Qumësht me 2% yndyrë

Qumështi me 2% yndyrë tingëllon më i shëndetshëm sesa qumështi me yndyrë të plotë. Ja se sa yndyrë dhe kalori përmban një filxhan qumësht:

Qumështi me yndyrë të plotë (3,25%) = 150 kalori, 8 g yndyrë, 5 g yndyrë të ngopur

Qumështi me yndyrë të reduktuar (2%) = 130 kalori, 5 g yndyrë, 3 g yndyrë të ngopur

Salsiçe në simite

Image

Vlera kalorike e salsiçes ndryshon në varësi të prodhuesit. Zgjidhni salsiçe që në etiketë shkruan se përmbajnë më pak yndyrë. Salsiçet në brumë nuk i përkasin grupit të ushqimit dietal, por mund t’i konsumoni disa herë gjatë vitit.

Përveç salsiçes me pak yndyrë, zgjidhni miellin nga gruri integral, transmeton "Zeri.info".

Mufinë

Image

Mufinët mund të jenë të përgatitur në mënyra të ndryshme, të ëmbël ose të kripur. Mufinët e blerë janë bërë zakonisht me miell të bardhë e sheqer dhe mund të përmbajë deri në 500 kalori.

Një mufinë nuk duhet të përmbajë më shumë se 100 kalori në qoftë se doni të mbani peshën tuaj nën kontroll, përcjell "Zeri.info".

Zgjidhni mufinë që përmbajnë fibra dhe drithëra integrale.

Kos me yndyrë të ulët

Image

Kosi është i pasur me proteina dhe kalcium, por ka versione të tij të pasuruara me sheqer. Kosi i përzier me fruta zakonisht përmban 30 ose më shumë gram fruktozë, sakarozë apo ëmbëltues tjera, transmeton "Zeri.info".

Në 180 ml kos duhet të ketë më pak se 20 gramë sheqer dhe 90-130 kalori. Shmangni blerjen e kosit me fruta. Kosin e thjeshtë e pasuroni me fruta të freskëta.

Produktet

Nëse ju shikoni një etiketë që produkti është nga drithërat integrale, lexoni edhe përbërësit tjerë për shkak se mund të thotë se përveç atyre integrale, kryesisht përmban drithëra të rafinuar, si mielli i bardhë.

Zgjidhni produktet e bëra nga 100% drithërat kokërrplotë. /ZËRI/