Ulliri shkrin yndyrën dhe zvogëlon oreksin

Lifestyle March 23, 2017 - 09:33

Ulliri, qepa dhe majdanozi janë të mbushura me aktivatorë të veçantë që kontrollojnë përpunimin e yndyrave dhe sheqernave në trupin tonë dhe ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, funksion më të mirë të trurit dhe na mbrojnë nga sëmundje të rënda.

A dëshironi të humbni ndonjë kilogram dhe të ndiheni më mirë, nuk keni nevojë patjetër për dietat rigoroze.

Vetëm ndryshoni mënyrën e të ushqyerit tuaj duke shtuar fruta dhe perime të caktuara, sidomos ullinj, thotë profesori nga Universiteti i Harvardit, Frank Hui, transmeton "Zeri.info".

Ullinjtë përmbajnë të ashtuquajturin aktivatorin sirtuinë që në trupin tonë ndikon në përpunimin e yndyrave dhe sheqerit, si dhe është përgjegjës për humbje peshe.

Image

Sipas tij, sirutina shkrin yndyrën, zvogëlon oreksin, forcon shëndetin, përmirëson funksionin e trurit dhe ndërtimin e muskujve, përcjell "Zeri.info".

Përveç kësaj, është përgjegjëse për pastrimin e trupit nga radikalet e lira, substancave të dëmshme të krijuara në trup dhe që mund të rezultojnë në kancer dhe sëmundje të tjera.

E njëjta proteinë gjendet në vaj ulliri, majdanoz, qepë, lakër të gjelbër, kakao, rrush të zi, produkte të sojës dhe çaj të gjelbër, shkruan “Daily Mail”.

Sigurisht, mos harroni drithërat, të cilat për shkak të sasisë së madhe të fibrave e nxisin tretjen. /ZËRI/