Këto janë arsyet pse vazhdimisht shtoni peshë

Lifestyle March 23, 2017 - 09:30

Konsumoni ushqim të shëndetshëm, ushtroni çdo ditë, por peshorja ende nuk ka treguar ndryshimet.

Natyrisht kjo është frustruese për ju.

Për fat të mirë, kjo mund të ndryshohet, transmeton "Zeri.info".

Duhet ta dini se mungesa e gjumit, porcione të tepërta, por edhe çrregullime të shëndetit mund të jenë shkaku që nuk mund ta arrini qëllimin dhe që ndikojnë në shtimin e peshës.

Nuk kujdeseni për atë që konsumoni

“Kur dikush hyn në zyrën time dhe thotë se nuk mund të humb peshë, problemi më i shpeshtë është se konsumon më shumë sesa që mendon”, thotë dietologia, Holly Herrington.

Patatet e skuqura dhe akulloret nuk janë të vetmet gjëra që sjellin trashjen. Edhe ushqimet e shëndetshme, si vaj ulliri, avokado dhe arra, gjithashtu përmbajnë shumë kalori.

Herrington rekomandon përdorimin e aplikacionit për të monitoruar atë që hani, sepse është dëshmuar se njerëzit që monitorojnë sasinë e ushqimit të konsumuar humbasin dy herë më shumë peshë se të tjerët.

Nuk flini sa duhet

Gjumi i paktë e komplikon misionin tuaj në masë të madhe për të humbur peshë. Shumë pak gjumë ju bën të uritur dhe të prirë për stërngopje dhe e detyron trupin tuaj për të ruajtur më shumë yndyrë.

“Mungesa e gjumit mund të ndikojë në nivelin e sheqerit tuaj në gjak dhe rrit rezistencën e insulinës, gjëra që janë të lidhura me zhvillimin e diabetit”, thotë endokrinologu Dr. Michael Bergman, përcjell "Zeri.info".

Merrni të njëjtën sasi të kalorive, si ditën e parë të një diete

Në fillim të dietës keni humbur peshë dhe jeni ndjerë shkëlqyeshëm. Tani jeni duke bërë të njëjtën gjë dhe nuk ka efekt. Problemi është që duhet reduktuar konsumin e kalorive.

“Sa më shumë që të humbni peshë, trupi ka nevojë për më pak kalori”, thotë Herrington, por paralajmëron se nuk duhet ta teproni. Femrat nuk duhet të marrin më pak se 1200, kurse meshkujt më pak se 1700 kalori në ditë.

Vazhdimisht jeni nën stres

Nëse ka të bëjë një punë të vështirë apo jetën dramatike të dashurisë, stresi është armikun juaj.

“Kur janë nën stres, njerëzit kërkojnë ngushëllim në ushqim”, thonë ekspertët.

Karbohidratet shkaktojnë një rritje të papritur të sheqerit në gjak dhe rrisin nivelin e serotoninës që bën të ndjehemi më mirë. Por kjo është megjithatë jetëshkurtër, prandaj e gjeni veten në një rreth vicioz të stresit dhe stërngopjes.

Keni probleme me shëndetin

Nëse trasheni tepër, kontrolloni shëndetin tuaj. Çrregullimet hormonale mund të kontribuojnë në çrregullime të glukozës, paralajmëron, Dr Bergman, por edhe si shkak në shtim peshe mund të jetë reduktimi i gjëndrave tiroide.

Në qoftë se dieta juaj nuk ka treguar ndonjë rezultat, vizitoni mjekun dhe shpëtoni nga një problem që është ndoshta më serioz se një tepricë e disa kilogramëve. /ZËRI/