Përse ju dhemb koka kur i kapni flokët bisht apo topuz?

Lifestyle March 19, 2017 - 18:00

Shumë femra përballen me një dhimbje të fortë koke sa herë që provojnë modelet e mësipërme.

Flokët bisht apo topuz janë një model shumë komod dhe praktik, sidomos kur flokët tuaja nuk janë në gjendjen perfekte dhe nuk keni kohë t’i krihni siç duhet.

Ky model është i përdorur në të gjitha stinët, por gjen përdorim më të madh sidomos në verë kur djersini tepër dhe nuk keni nge të merreni me flokët.

Bishti dhe topuzi, sidomos të kapura në majë të kokës, janë modele shumë të përshtatshme edhe në daljet tuaja në darkë pasi ju tregojnë elegante dhe plotësojnë pamjen tuaj.

Por shumë femra përballen me një dhimbje të fortë koke sa herë që provojnë modelet e mësipërme.

Sipas mjekes neurologe Denise E. Chou, nga University of Columbia, në një intervistë të dhënë për revistën “Elle” ka shpjeguar se ky fenomen njihet me emrin “cutaneous allodynia“ dhe me të mund të përballen të gjitha femrat pavarësisht se mund të mos vuajnë nga migrena.

“Kapja e flokut bisht apo tupuz i tërheq nervat në skalpin e kokës, gjë e cila aktivizon senorët e nervave më tepër dhe bën që të fillojë dhimbja e kokës në zonën ku janë kapur dhe tërhequr flokët”