Pse femrat seksi shihen si 'objekte'?

Lifestyle March 18, 2017 - 08:44

Gjetje e habitshme ishte se nuk kishte asnjë dallim statistikor midis pjesëmarrësve meshkuj dhe femra, edhe gratë i shohin gratë si objekte ashtu si burrat

Burrat shpesh akuzohen se i shohin gratë seksi si asgjë më shumë sesa “objekte” dhe reklamuesit e kanë përdorur këtë në avantazhin e tyre për brezat të tërë. Megjithatë një studim i ri i kryer nga një ekip në Belgjikë nënkupton se meshkujt nuk duhet t’i marrin përsipër të gjitha kritikat, pasi dhe gratë bëjnë të njëjtën gjë. Pjesa më e habitshme e hulumtimit është se ndërsa te burrat dhe gratë shohin trupat e femrave seksi si objekte, të dyja gjinitë ende trajtojnë burrat seksi si njerëz. Studimi, i publikuar në “Psychological Science”, një revistë e Shoqatës për Shkenca Psikologjike, përdori imazhe të kthyera me kokë poshtë duke u kërkuar njerëzve të njohin foton.

Hulumtime të mëparshme kanë treguar se fotografitë e njerëzve paraqesin probleme në njohje kur ata janë kthyer me kokë poshtë, por në fotot e objekteve një vështirësi e tillë nuk haset. Për shembull, një fytyrë dallohet me lehtësi, por jo aq lehtë vetëm një pjesë e saj, ndërsa për një karrige si të shohësh një këmbë të saj si objektin si të tërë është lehtësisht e dallueshme.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Philippe Bernardit të Université Libre de Bruxelles në Belgjikë përdori këtë test duke ekspozuar fotot e burrave dhe grave në paraqitje sensuale,  me veshje intime, për pjesëmarrësit. E ndërsa për dallimin e burrave dhe njohjen e tyre nga imazhet e përmbysura tek fotot reale u paraqitën vështirësi gratë në të brendshme nuk ishte zor të dalloheshin çka është në përputhje me idenë që njerëzit të shohin gratë si objekte seksi.

Gjetje e habitshme ishte se nuk kishte asnjë dallim statistikor midis pjesëmarrësve meshkuj dhe femra, edhe gratë i shohin gratë si objekte ashtu si burrat. Hapi i ardhshëm i ekipit hulumtues është të studiojnë mënyrën sesi njerëzit shohin gratë në jetën e përditshme dhe çfarë mund të bëhet që sado pak të ndryshojë kjo qasje e gabuar dhe femrat seksi të fillojnë të konsiderohen me respekt dhe dashuri për pamjen e tyre të bukur.