Hiqni kilet e tepërta me vetëm 7 minuta në ditë, nuk ju duhet as të lëvizni nga shtëpia (VIDEO)

Lifestyle March 17, 2017 - 14:09

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për këtë gjë, atëherë na lejoni t’ju prezantojmë me “Sfidën e 7 minutave”

Një studim i kohës së fundit ka bërë me dije se mjaftojnë 7 minuta në ditë për t’i dhënë lamtumirën dhjamit dhe për të pasur një trup të tonifikuar.

Dhe për të gjitha këto nuk ju duhet as të shkoni në palestër pasi mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

Për të realizuar ushtrimet, ju duhet vetëm pesha juaj trupore, një karrige dhe një mur.