Ka përzier 3 përbërës dhe flokët e saj kanë filluar të rriten ekstremisht (Video)

Lifestyle March 15, 2017 - 22:48

Rritja e flokëve të shumë femra është një proces tejet i ngadalshëm dhe shpeshherë dëshpërohen duke hequr dorë nga të gjitha preparatet dhe maskat për rritje, shkruan revista Kosovarja.

Por, ka shumë mënyra që flokët të rriten, natyrisht disa funksionojnë e disa jo, por kjo maskë është vërtetë magjike.

Gjithçka që iu duhet janë 3 përbërës të cilët duhet t’i përzieni dhe do të keni rezultate mahnitëse brenda një muaji.

LEXO EDHE: Rritini flokët për pak muaj me këtë maskë

Hidhni 2 lugë pluhur mustardë, 3 lugë kanellë pluhur dhe 5 lugë ujë, përzieni deri sa të formohet një masë homogjene.

Aplikoni pastën në rrënjë të flokëve me brushë, njëlloj sikur ngjyrën.

Lëreni të ndikojë ashtu për 10 deri në 30 minuta.

Këtë maskë përdoreni 2 herë në muaj dhe do të habiteni se sa shpejt do t’iu rriten flokët.

Për instruksione më të qarta, ndiqni videon më poshtë./Kosovarja