Lėngu, mė efektiv nė luftimin e celulitit

Lėngu, mė efektiv nė luftimin e celulitit

SHPËRNDARJE

14 Mars 2017 • 11:19 •

Në çdo stinë pranvere celuliti është temë e nxehtë në secilën revistë dhe në secilin emision të femrave: “lëvorja e urryer e portokallit” është rezultat i kombinimit të faktorëve të tillë si gjenetika, mënyra e jetës moderne, dieta jo e shëndetshme, mungesa e lëvizjes, akumulimi i toksinave si dhe qarkullimi i dobët.

Në të gjitha rastet pothuajse secila femër ka celulit dhe është shumë vështirë për ta zhdukur atë, transmeton "Zeri.info".

Përfshijeni këtë lëng në dietën tuaj të përditshme dhe shumë shpejt do t’i shihni rezultatet e para.

Ky lëng shërues përmirëson qarkullimin, shkrin yndyrën e tepërt dhe redukton mbajtjen e ujit si dhe sheqerin e tepërt në trup.

Ju nevojitet një qitro i madh, 2 portokaj, një e katërta e limonit, një copë xhenxhefil prej 1.5 cm.

Kombinoni të gjithë përbërësit me xhenxhefilin e copëtuar imët dhe këtë lëng e pini çdo ditë.

Dhe shumë shpejt do t’i vëreni rezultatet e dëshiruara. /ZËRI/