Dieta nordike, e shëndetshme për dobësim

Lifestyle March 14, 2017 - 11:17

Pjesëtarët e hulumtimit kanë ngrënë ushqim lokal danez, kanë humbur tri herë më shumë peshë sesa ata që hanin qofte, shpageta apo picë.

Dieta daneze përfshin shumë fruta, perime dhe bimë tjera të përcjella nga peshku dhe pak nga një mish tjetër.

Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagës kanë gjetur inspirimin në një dietë nordike, në “Nomi”, një restorant lokal që gjatë 10 vjetëve të fundit i inkurajon njerëzit të hanë ushqim lokal, sezonal.

Në studim kanë marrë pjesë 180 njerëz të trashë, të ndarë në dy grupe gjatë gjashtë muajve, transmeton "Zeri.info".

Dietës daneze i janë nënshtruar 68 njerëz, ndërsa asaj nordike 112.

Ata që mbajtën dietë daneze u pajisën me libra me 99 receta pa meny ndërsa ata me dietë nordike u pajisën me libra me 180 receta me meny për çdo sezon. 

Pas gjashtë muajve është konstatuar se ata që janë ushqyer me dietë nordike janë dobësuar mesatarisht 4.7 kg, ndërsa ata të dietës daneze me nga 1.5 kg, përcjell "Zeri.info".

Përveç dobësimit, dieta nordike është treguar më e mirë edhe për tensionin e gjakut, por edhe në stabilizimin e një varg sëmundjesh tjera, duke përfshirë edhe diabetin, prandaj ekspertët shëndetësorë inkurajojnë pikërisht personat që vuajnë nga sëmundjet e tilla që ta mbajnë një dietë të tillë. /ZËRI/