Modeli i duhur i syzeve tė diellit pėr ēdo formė fytyre

Modeli i duhur i syzeve tė diellit pėr ēdo formė fytyre

SHPËRNDARJE

12 Mars 2017 • 22:52 •

Rregullat e arta të përzgjedhjes së syzeve të diellit janë tre: t’ju shkojë, të jetë funksional dhe modern.

Skeleti i syzeve duhet të jetë i përshtatshëm, nuk duhet ta kalojë harkun e hundës, duhet të jetë në proporcion me krahët dhe të qëndrojë rehatshëm te veshët.

Përpara se të investoni në një palë syve vërtet të mira, mësoni se çfarë syzesh duhet të kërkoni.

Nëse fytyra juaj është ovale (mjekra është pak më e ngushtë se balli) atëherë jeni me fat, sepse asaj i shkon pothuajse çdo model syzesh. Skeletet e rrumbullakëta mund t’ju bëjnë të dukeni tepër seriozë. Nëse dëshironi t’i jepni vetes pamje rinore, bëni mirë të zgjidhni syzet në formë trapezi.

Nëse fytyra juaj është në formë zemre (balli i gjerë, mollëzat të ngritura dhe mjekra shumë e ngushtë), syzet e rrumbullakëta si të aviatorëve janë ideale. Mund të provoni edhe modelet e paharkuara, por ngjyra e syzeve duhet të jetë e hapur. Skeletet me qoshe të dala mund t’u shkojnë fytyrave në formë zemre, por syzet më të përshtatshme për këtë formë janë ato të rrumbullakëta.

Nëse fytyra juaj është në formë katrore (nofullat e theksuara, balli i gjerë dhe mollëzat e dallueshme), zgjidhni syzet me skelet oval. Modelet me kënde të syzeve mund t’jua largojnë vëmendjen nga format e theksuara të fytyrës dhe do t’ju bëjnë të dukeni më të butë. Skeleti duhet të jetë më i gjerë se pjesa më e gjerë e fytyrës suaj.

Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët (pa kënde, gjatësia dhe gjerësia është e njëjtë), atëherë do t’ju duhet t’i krijoni këndet artificialisht, duke mbajtur syze drejtkëndore. Mundet gjithashtu të provoni skeletet metalike të syzeve, mbajtëset që fiksohen mbi hundë ju ndihmojnë që syzet të mos qëndrojnë mbi faqe, por të bëjnë kontrastin e duhur.

Nëse fytyra juaj është e gjatë (dukshëm më shumë e gjatë sesa e gjerë), përdorni skelet të rrumbullakët syzesh për ta zbutur pamjen. Një mundësi tjetër janë modelet me më shumë thellësi sesa gjerësi. Duke vepruar kështu, ruani ekuilibrin, pasi fytyra do t’ju duket më e shkurtër. Zgjidhni dekorimet me vija horizontale, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

Komentet

comments powered by Disqus