'Migato' hap përfaqësinë në Kosovë, ofron koleksionin më të ri

Lifestyle March 12, 2017 - 22:28

Kompania e njohur greke, “Migato” e ka hapur të dielën përfaqësinë e saj në Kosovë, respektivisht në “Albi Mall” (Kati i dytë).

Në një mbrëmje solemne, ku ishin të ftuar qindra mysafirë, është hapur edhe zyrtarisht dyqani i “Migatos” nga përfaqësuesi i saj për Kosovë, Ilirik Musliu, shkruan Zeri.info.

Pronari i “Migatos” për Kosovë tregon se klientëve do t’ju ofrohet koleksioni më i ri i këpucëve dhe aksesorëve të ndryshëm, derisa shitja e produkteve ka filluar me t’u hapur selia në “Albi Mall”, ku nuk ka munguar shitja e produkteve.Image

“Migato”, i shtrirë në tërë botën

MIGATO i është dedikuar modës së këpucëve dhe aksesorëve për dekada të tëra. Marka është shumë e njohur si lider i cili është përhapur në shumë vende në të gjithë botën. Rrjeti i dyqaneve të MIGATO shtrihet në mbi 120 vende ku secila premton eksperiencë të veçantë të modës!

Historiku i “Migatos”

Që nga themelimi i saj në Greqi me 1983, Migato iu është përkushtuar modës së këpucëve dhe aksesorëve. Duke prezantuar vazhdimisht koleksione bashkëkohore për femra dhe meshkuj që reflektojnë trendet e fundit dhe atë me çmime konkurruese, MIGATO është shquar si lider në industrinë e mbathjeve.

Sezon pas sezone kompania me seli në Athinë, punon pafund për të ofruar një shumëllojshmëri stilesh për të përmbushur kërkesat e klientëve të saj besnik. Nga këpucët e deri të çantat, rripat dhe aksesorëve të tjerë MIGATO vazhdon me zgjerimin e linjës prodhuese duke mbuluar të gjithë spektrin e këpucëve dhe aksesorëve.Image

Rezultati është ai që tregon se kompania ka arritur rritje të tilla që tani përbëhet nga një rrjet i gjërë i dyqaneve përgjatë botës duke bërë MIGATOn një ndër kompanitë më dominuese dhe më me zhvillim.

Mbi 120 dyqane janë hapur në lokacione kyçe të cilat i hasim në zemrën e trafikut komercial. Dyqanet janë me një stil të veçantë dhe të dizejnuara me estetikë sa bashkëkohore aq edhe të thjeshtë përgjatë tërë zinxhirit të dyqaneve MIGATO.

Çdo MIGATO shop premton një shërbim të pakrahasueshëm, knaqësi absolute nga klientët dhe një eksperiencë të vërtetë blerëse të modës. /Zëri/