Hapat nėse dėshironi tė filloni dashuri tė re

Hapat nėse dėshironi tė filloni dashuri tė re

SHPËRNDARJE

11 Mars 2017 • 08:44 •

 Para se të ikni nga klubi apo nga bari ku jeni njoftuar, thoni “Po iki, por më vjen shumë mirë që jemi njoftuar. Ja ku e keni numrin tim nëse doni të ndihemi”, transmeton "Zeri.info".

Sigurisht, do të habitet nëse i thoni: “Mmm, sa do të doja ta ndjej”. A është mirë të nguteni me aq deklarata eksplicite, nëse nuk jeni të sigurt që mes jush ekziston kimi? Ja sesi këtë ta merrni vesh.

Thirreni të ju bashkëngjitet në ndonjë ndodhi: “Po shkoj në ndonjë koktej ndejë me shoqëri të shtunën e ardhshme. A do të vish me mua?”. Më relaksuese është sesa direkt ta thërrisni në takim (për shembull në darkë), e do t’ia bëni me dije që ju pëlqen.

Pranoni ndihmën e tij. Nëse barteni, ndërsa ai ju përmend super firmë për bartje të cilën e ka përdorur, kërkojani numrin e telefonit, që të dëgjoni dhe “më mirë të informoheni”. Më vonë, thirreni në kafe apo në drekë në shenjë falënderimi. Para se të ikni nga klubi apo nga bari ku jeni njoftuar, thoni “Po iki, por më vjen shumë mirë që jemi njoftuar. Ja ku e keni numrin tim nëse doni të ndihemi”. “Ikja juaj nga vendi i aksionit do të ju zvogëlojë ndjenjën e marres.

Prisni që rasti spontanisht të vijë. Të themi në bisedë përmendet futbolli. Përmendjani që keni qenë në një klub, në një kafene sportive dhe thoni: “ Ndoshta dikur do të mund të shkojmë atje”. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë që t’ia pushtoni zemrën e personit të cilin e pëlqeni.