Mashkulli që u shndërrua në Kukullën Ken

Lifestyle February 24, 2017 - 20:03

Britanikut si “Kukulla Ken”, i është ofruar regjistrimi në librin e rekordeve botërore Guinness, për më së shumti ndërhyrje kozmetike.

Rodrigo Alves, 33, sapo ka përfunduar tretmanin me lazer përmes të cilit i ka larguar aknet dhe e ka bërë lëkuren si të bebeve.

Ylli televiziv filloi transformimin e trupit të tij qysh në moshën 17 vjeçare, pas ngacmimeve të shumta rreth dukjes së tij.

Rodrigo, i cili jeton në Londër, ka shpenzuar më shumë se 500,000 euro në ndërhyrje të ndryshme kozmetike dhe është etiketuar si “Kukulla Ken Njeri”.

Sa i përket ndërhyrjes së fundit, që edhe i siguroi vendin në librin e rekordeve, Rodrigo është shprehur mjaft i emocionuar.

“Kam realizuar njërën nga procedurat që kam dëshiruar më së shumti. Më në fund lëkura ime do të duket si porcelan dhe të gjitha shenjat do të zhduken” ka thënë ai.

Image
Image
Image
Image
Image
Image