Me këtë përbërës zbardhni dhëmbët për 4 minuta

Lifestyle February 20, 2017 - 20:49

Nëse dhëmbët tuaja janë të bardhë si bora, ju patjetër që do të lini një efekt pozitiv tek njerëzit, në të kundërt, kjo do të ishte pak e sikletshme.

Dhëmbët e verdhë mund të shkaktohen nga produkte të tilla si kafeja, nikotina, karamelet etj.

Për fat të mirë ka një sekret të thjeshtë se si t’i shkëlqeni ato në vetëm pak kohë dhe pa shumë kosto.

Përbërësit:

Pak pluhur qymyri (druri)

1 furçë dhëmbësh

Udhëzime:

Lagni fillimisht furçën me pak ujë dhe më pas hidhni në të pluhurin e qymyrit. (Këtë të fundit mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi, duke djegur një copë të vogël druri. Lëreni të ftohet dhe më pas bëjeni pluhur, që mund ta përdorni disa herë.)

Aplikojeni në dhëmbë duke i fërkuar ngadalë për rreth 4 minuta, njësoj siç bëni procesin e larjes së zakonshme.

Më pas lajini dhëmbët me pastë dhe do të mahniteni nga rezultati.

Në vetëm pak minuta do të keni dhëmbë të bardhë pa mund dhe kosto.

Provojeni dhe nuk do të zhgënjeheni.