Buzët me ngjyra të ndritshme

Lifestyle February 19, 2017 - 08:59

Tonet apo nuancat e forta mund t’i përdorni edhe gjatë ditës po edhe në mbrëmje dhe për shumicën e rasteve mjafton vetëm një buzëkuq tepër i ndezur, transmeton "Zeri.info".

Nga ngjyrat më të njohura janë: portokalli, rozë, vjollcë. Ekspertët e modës këshillojnë që gjatë sezonit të pranverës, por edhe verës të bëheni sa më të dallueshëm dhe dominues, si në kombinimet e veshjeve ashtu edhe në grimosje dhe duhet të mbizotërojnë nuancat e ndritshme dhe me shkëlqim.

Nga ngjyrat më të njohura janë portokalli, rozë e vjollcë dhe mos harroni se është shumë e rëndësishme të përshtatni këto nuanca me lëkurën tuaj dhe sytë. Janë në trend edhe buzëkuqet e lëngshëm dhe me shkëlqim, të cilët aplikohen lehtë dhe i bëjnë buzët të duken më të plota. Është e rëndësishme që të përdorni siç duhet buzëkuqin fluoreshent, në qoftë se dëshironi që të zgjasë më gjatë. Para se ta veni atë jepni formë buzëve me laps, pastaj lyeni pak me korrektor e më pas me pudër dhe në fund aplikoni buzëkuqin.