Ushqimi i shëndetshëm që mbron lëkurën

Lifestyle February 19, 2017 - 08:36

Së bashku me ditët e ftohta vijnë edhe problemet e lëkurës. Të ftohtit, në fakt, e acaron lëkurën, dhe shumica e njerëzve këtë problem e zgjidhin me kremra të ndryshme. Megjithatë, për lëkurë të bukur në dimër është shumë e rëndësishme ajo që ne hamë, transmeton "Zeri.info".

Karota

Karota është e mirë për çehren tuaj prandaj do të duhej të ishte e pranishme në pjatën tuaj pothuajse çdo ditë. Do të ju mbush me vitamina A dhe C, dhe përkundër kësaj do t'i japë lëkurës vlera ushqyese të mjaftueshme për të ndihmuar në luftën kundër rrudhave.

Limoni

Një tjetër përbërës i rëndësishëm është limoni, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për formimin e kolagjenit në trup. Vitamina C në përbërjen e tij do të stimulojë prodhimin e kolagjenit në indin nënlëkuror, i cili do të ketë një efekt pozitiv në rrudha dhe plagë. E njëjta gjë mund të thuhet për portokallin, i cili duhet të jetë një pjesë e detyrueshme e ushqimit të përditshme në ditët e dimrit.

Brokoli

Vitaminën A në sasi të mëdha mund të merret duke ngrënë brokoli, veçanërisht nëse zihet në avull për tre deri në katër minuta, pasi në këtë mënyrë do të ruajë të gjitha vlerat ushqyese. Mos i hidhni gjethet, sepse janë më shumë të pasura me vitamina sesa lulet, prandaj mund t’i servoni në sallatë. Vitamina A rinon lëkurën dhe parandalon plakjen e parakohshme, kështu që përveç brokolit ju sjell dobi të madhe edhe spinaqi, që përveç të tjerash përmban edhe hekur.

Papaja

Në fund, bëni pilling nga papaja, që është plot me antioksidues dhe enzima që heqin qelizat e vdekura dhe stimulojnë prodhimin e atyre të reja. Prandaj, përzieni gjysmë papaje të tretur në kos dhe e aplikoni në fytyrë, lëreni për 15 minuta dhe pastaj e shpërlani me ujë të vakët. Një trajtim i tillë një herë në javë do t’i japë shkëlqim lëkurës tuaj edhe gjatë dimrit.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 0,8 g

Mineralet: Helur, kalcium, kalium