Vetulla të përsosura në shtatë hapa të lehtë

Lifestyle February 18, 2017 - 09:10

Para se të filloni t’i shkulni vetullat tuaja merrni një furçë për vetulla nga fijet natyrale (nëse e keni) dhe krihni vetullat nga poshtë-lart, ndërsa skajet i formësoni veçanërisht me gërshërë për vetulla. Përsëriteni këtë veprim, vetëm se kësaj herë i krihni ato nga lart-poshtë, transmeton "Zeri.info".

Shumë femra i kushtojnë një rëndësi të madhe vetullave, por shpesh nuk arrijnë rezultate të pritura, pasi nuk e kanë përvojën e duhur. Pa marrë parasysh se sa grim kualitativ keni, duhet pasur përvojë të mjaftueshme për t’i rregulluar vetullat, në mënyrë që të keni një pamje joshëse. Ju mund të keni vetulla të përsosura me këto këshilla.

Aksesorë me cilësi të lartë

Në qoftë se përdorni aksesorë cilësorë, tashmë jeni në gjysmë të rrugës për të përsosur vetullat tuaja, prandaj blini një pincetë e cila nuk është e brishtë dhe plastike. Pinceta duhet të jetë e fortë, e ashpër dhe të ketë pjesën e gjerë dhe të sheshtë mjaftueshëm për të kapur qimet. Picetat kualitative sot nuk kushtojnë shumë dhe janë një investim i mirë, sepse gjithmonë do të keni nevojë për to.

Rregulloni ato para se t’i shkulni

Para se të filloni t’i shkulni vetullat tuaja merrni një furçë për vetulla nga fijet natyrale (nëse e keni) dhe krihni vetullat nga poshtë-lart, ndërsa skajet i formësoni veçanërisht me gërshërë për vetulla. Përsëriteni këtë veprim, vetëm se kësaj herë i krihni ato nga lart-poshtë. Ky proces ju jep mundësinë për të parë se sa qime duhet hequr dhe se si t’i formësoni vetullat.

Shkulja menjëherë pas dushit

Pas dushit folikulat e qimeve janë të buta dhe më lehtë nduken, prandaj nxjerrja e tyre është më pak e dhimbshme.

Pasqyrë, pasqyrë

Nëse e teproni me shkuljen dhe ndonjë qime e shkurtoni më shumë, atëherë nuk keni nevojë për një pasqyrë, por në qoftë se dëshironi vetulla të përsosura, qëndroni para pasqyrës dhe përveshuni punës sepse askush nuk do të shkojë pas jush që të mbajë një pasqyrë në duart dhe t’ju tregojë se ku keni hequr më shumë qime, ose cilën qime e keni huqur.

Forma e përsosur e vetullave për fytyrën tuaj

Nuk i rrinë mirë çdokujt vetullat e dendura si të Kara Delevingne. Mundohuni të gjeni një stil të vetullave që ju përshtaten juve, respektivisht formës së fytyrës tuaj. Në internet ka faqe të panumërta që mund të ju ndihmojnë të gjeni llojin e përsosur të vetullave për ju.

Plotësoni boshllëqet

Edhe pse ndoshta keni vetulla të holla dhe të dobëta do të dukeni më mirë në qoftë se ju plotësoni vetullat me laps ose pudër apo me çdo gjë që do të mbushë "vrimat" dhe për të krijuar një linjë të plotë. Lapsi duhet të jetë për një nuancë më i ndritshëm sesa ngjyra e vetullave tuaja. Kujdes mos shkoni tepër në gjerësi, pasi do ta humbisni efektin e dashuruar.

Krehja finale

Kur të keni përfunduar me shkulje, formësoni vetullat me një furçë nga lart dhe anash. Dhe natyrisht se pamjen tuaj duhet ta plotësoni me grimin tjetër të fytyrës për të pasur rezultatin e plotë.